Aktualitet

Kishin paguar 300 deri në 1300 euro, kapen 30 emigrantë të paligjshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:44 - 14/10/20 |
Al Do

Policia e Korçës ka kapur 30 emigrantë të paligjshëm dhe ka vënë në pranga 2 shtetas të cilët po i transportonin me makinë drejt Tiranës.

Pranë vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës” në Maliq, policia ka ndaluar furgon në të cilin ndodheshin dy të rinj. Në momentin e ndalimit njëri prej tyre nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua nga vendngjarja ndërsa personi tjetër u arrestua. Brenda furgonit u zbuluan 29 emigrantë të paligjshëm të cilët kishin paguar nga 300 deri në 1300 euro për person, për kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Libonik, Maliq, i cili u kap nga forcat e Policisë pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit prej 200 euro, i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./ Opinion.al

Pas