25 shtetas shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar sot në Rinas. Policia njofton se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim
“Me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim”- thuhet në njoftim.
Sipas autoriteteve, janë shtuar kontrollet në pikat e kalimti kufitar, Policia u bën apel qytetarëve që që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
“Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare”.-thuhet në njoftimin e policisë./ Opinion.al