Ditën e sotme në Shqipëri u regjistruan dy ngjarje kriminale të cilat lanë pas katër viktima, dy në Durrës dhe dy në Lezhë.
Mësohet se Kol Murrani është një prej personave të vrarë sot në Lalm i Vjetër në Lezhë
Ai bashkë me personin tjetër Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra.
Ata u gjetën në një kodër dhe janë gjetur nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Deri më tani ende nuk janë identifikuar autorët e krimit./ Opinion.al