Komente

Kisha ortodokse e Ukrainës merr pavarësinë nga kisha ruse!


               Publikuar në : 20:08 - 08/01/19 |
b.f

Një ndarje fetare, bëhet jehonë e tensioneve gjeopolitike

Në të dyja vendet, në Ukrainë dhe Rusi, ku shumica e të krishterëve ndjekin kalendarin e vjetër dhe për këtë arsye festojnë Lindjen e Krishtit (Krishtlindjet) më 7 janar, kjo ishte një Krishtlindje si asnjë tjetër, qoftë për popullin e zakonshëm qoftë për të lartët dhe të fuqishmit.

Dëbora po binte mbi kupat e gjelbra të katedrales së Shën Sofisë të Kievit, një ndërtesë historike, ndërsa Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko dhe Patriaku Metropolitane, ecën së bashku drejt dyerve të lashta . Ata po mbanin një dokument ose “tomos” nëpërmjet të cilës shpallën pavarësinë e re të kishës së tyre nga Moska; ata e morën atë në një ceremoni të përgatitur gjatë fundjavës në Stamboll, me urdhër të Patriarkut të Konstandinopojës, hierarkit ortodoks, paraardhësit e të cilit frymëzuan sllavët për t’u bërë të krishterë.

***

Patriarku nënshkori “tomos”, një dekret që njeh zyrtarisht një Kishë të pavarur Ortodokse të Ukrainës, në prani të presidentit ukrainas Petro Poroshenko, i cili udhëtoi drejtë Stambollit posaçërisht për këtë rast. Stambolli ngeli qendra e Kishës Ortodokse pasi turqit otomanë muslimanë pushtuan qytetin, atëherë të njohur si Konstandinopoja, në shekullin e 15-të.

Ngjarja në katedralen e Shën Gjergjit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin ukrainas. Në fund të ceremonis, ku morën pjesë shumë politikanë dhe parlamentarë të lartë, Z. Poroshenko qëndronte para ‘tomos’ dhe deklaroi një “festë të dyfishtë” duke shënuar si Krishtlindjet Ortodokse po ashtu edhe pranimin e pavarësisë së kishës nga Ukraina.

“Këto mure 1000-vjeçare kanë pritur për këtë ngjarje për më shumë se një brez ukrainas kanë [gjithashtu] ëndërruar,” tha ai. “Ne kemi prerë zinxhirin e fundit që na lidhën me Moskën dhe fantazitë e saj rreth Ukrainës si territori kanonik i Kishës Ortodokse Ruse”.

Jashtë mureve të kishës atmosfera ishte festive me qindra ukrainas ishin mbledhur për të ndjekur  procedurat e gjithë ceremonisë brenda në një ekran gjigand. “Është Krishtlindja më e rëndësishme e jetës sime”, tha Halyna Kvachuk, një grua që kishte shkuar në Kiev për të ndjekur këtë ngjarje me vajzën e saj dhe nipin dy vjeçar. “Së fundi kemi marrë kishën tonë ortodokse”.

Njerëzit ranë dakord se kjo ishte një fitore politike për Presidentin e Ukrainës i cili përballet me një fushatë të vështirë rizgjedhjeje. “Pikëpamja ime për Poroshenko është rritur për shkak të kësaj”, deklaroi Ivan Mohylevets pasi mori një selfie para kishës.

***

Në Moskë, ndërkohë, festimet e Krishtlindjeve u kaluan me ‘tronditje’ në lidhje me shpalljen e pavarësisë së kishës së Ukrainës, e cila konsiderohet nga kisha ortodokse ruse, më e madhe nga 14 kishat që përbëjnë botën ortodokse, si një shkelje flagrante të ligjit kanonik. Ndërsa udhëheqësit politikë dhe fetarë në Rusi shohin persekutim për besimtarët në Ukrainë. Presidenti Vladimir Putin ka thënë se skizmi i kishës mund të “shndërrohet në një mosmarrëveshje të rëndë nëse nuk do të derdhet gjak”.

Lëvizja për pavarësinë e Kishës ortodokse të Ukrainës u intensifikua në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe separatistët e mbështetur nga Rusia zunë një pjesë të madhe të territorit në Ukrainën lindore.

Dega Moskovite e Kishës së Ukrainës ka mohuar akuzat se ajo vepron si një mjet i Kremlinit dhe thotë se është përpjekur të sjellë paqe në Ukrainën lindore.

Më parë gjatë vitit, Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës e anuloi vendimin e saj të vitit 1686 për të transferuar juridiksionin e saj mbi kishat ortodokse të Kievit (të njohura si Mitropolia Kievane) në Moskë.

Tani Moska i frikësohet humbjes së shumë prej 12,000 famullive të saj në Ukrainë./Përshtatur për Opinion.al

Pas