Aktualitet

Kisha në prag të falimentimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:45 - 03/05/16 |
b.f

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar një shkrim në lidhje me fvështirësinë ekonomike që ndodhet   Kisha ortodokse në Greqi.

Sipas saj, zvoglimi i të ardhurave nga njëra anë, ndërsa nga tjetra rritja e taksave ka çuar në një problem shumë serioz mbijetese Kishën greke.

Gazeta bën me dije se kishat dhe manastiret në të gjithë vendin kanë problem për të paguar rrogat dhe po kërkojnë të paguajnë me këste faturat dhe taksat mbi pasuritë e patundshme.

Kathimerini, nënvizion se veç kësaj, Kisha ka filluar të shesë pronat me çmime shumë të ulëta për të arketuar para.

Gazeta thekson se Kisha greke numëron kryesisht dy burime të ardhurash: pasuritë e patundshme dhe aksionet e Bankës Kombëtare të Greqisë dhe të dyja këto, janë në rrugën e ezaurimit.

“Qiratë janë në rënie, ndërsa blerësit janë gjithmonë e më të vështirë për t’u gjetur, ndërsa aksionet e bankës kombëtare kanë rënë në kuotën e 0.23 euro secili.”, shkruan gazeta.

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas