Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kisha merr në mbrojtje familjen shqiptare, nuk lejon dëbimin e saj nga Amerika

2018/01/19 at 10:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kisha merr në mbrojtje familjen shqiptare, nuk lejon dëbimin e saj nga Amerika

Kisha e Detroitit në Amerikë mori në mbrojtje një familje shqiptare. Autoritetet kanë vendosur dëbimin e tyre drejt Shqipërisë, por drejtuesit e kishës kanë thënë se nuk do ta lejojnë policinë të hyjë me forcë për të dëbuar familjen shqiptare.  


25 Janari do të jetë dita vendimtare për fatin e Ded Rranxburgaj, azilkërkuesit 48-vjeçar, i cili qëndroi ilegalisht për 17 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në krah të gruas së tij të paralizuar. E vetmja shpresë e mbetur për të është Kisha e Detroitit, e cila prej ditës së djeshme ka strehuar famijen shqiptare, në mënyrë që të pengojnë organet e emigracionit amerikan për të kthyer në vendlindje azilkërkuesin.

Ded Rranxburgaj dhe gruaja e tij, Flora kanë dy djem, të moshave 24 dhe 15 vjeç.  Rranxburgaj ka aplikuar për azil politik, por kërkesa nuk është pranuar nga autoritetet amerikane.

“Të lë gruan time shumë të sëmurë dhe mos ta shikoj më kurrë atë, është tepër e rëndë për mua dhe për familjen time. Më është lejuar për 17 të qëndroj në SHBA nën statusin humanitar pasi gruaja ime Flora, vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe është aq e dobët sa duhet të përdorë karrocën me rrota”, u shpreh emigranti.

Ndryshimet në ligjet e emigracionit, pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, kanë sjellë shqetësim në radhët e emigrantëve, teksa shumë prej tyre po iu kërkohet të largohen. Kjo është hera e parë që një kishë në Detroit merr në mbrojtje një emigrant që Emigracioni kërkon ta deportojë, që nga koha kur Presidenti Trump mori detyrën.

“Hapja e dyerve të kishave për emigrantët është në përputhje me vlerat amerikane”, shprehen klerikët, që u bëjnë thirrje besimtarëve të krishterë, muslimanë, hebrej e hindu që të ngrihen së bashku për të mbrojtur humanizmin. Nëse agjentët do të vijnë për të arrestuar Ded Rranxburgajn, anëtarët e kishës planifikojnë të “marrin telefonat dhe ta transmetojnë ngjarjen direkt në Facebook.

Kisha e deklaron veten si vend i shenjtë dhe i paprekshëm, ndaj ka strehuar edhe një familje afrikane vitin e kaluar, e cila kërkonte të qëndronte në vendin e shenjtë. 44 – vjeçarja, Flora Rranxburgaj nuk do të dëbohet nga SHBA për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Klan Plus

 

Etiketa: debimi nga amerikakishamerr ne mbrotje familjen shqiptarenuk lejon


Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
Kryesore

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

3 Nëntor, 2025 2:48 pm
Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
Kronikë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

3 Nëntor, 2025 2:31 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

3 Nëntor, 2025 1:29 pm
Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama
Aktualitet

Berisha për 21 janarin: Njeriu i vetëm që ka penguar hetimet është Rama

3 Nëntor, 2025 1:26 pm
Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

3 Nëntor, 2025 11:01 am
Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen
Kryesore

Bujar Leskaj i paraqet Berishës dorëheqjen

3 Nëntor, 2025 10:50 am
Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kronikë

Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

3 Nëntor, 2025 9:28 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 nëntor

3 Nëntor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi 3 nëntor, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Nëntor, 2025 8:15 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Para
Studimi i frikshëm, gripi mund të ngjitet më lehtë se sa e kishim menduar

Studimi i frikshëm, gripi mund të ngjitet më lehtë se sa e kishim menduar

Një hap i madh dhe “emocionues” i shkencëtarëve kundër 8 llojeve të kancerit

Një hap i madh dhe "emocionues" i shkencëtarëve kundër 8 llojeve të kancerit

Zbulohen 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Zbulohen 5 propozimet për emrin e Maqedonisë
















TE FUNDIT

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë

Berisha: Veliaj si gjyqi i Kadri Hazbiut, e krahasoi PS me FARC-un e Kolumbisë
3 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Kryesisë deklaroi se vendi po kalon një moment historik,...

Lexo më shumë

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Romë/ Shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja
3 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë qendrën historike të Romës, ku një pjesë e Torre dei Conti,...

Lexo më shumë

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi

Shpallet fajtor ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, jepet dënimi
3 Nëntor, 2025

GJKKO deklaroi të fajshëm ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me 3 vjet burg për akuzën e "tregimit të...

Lexo më shumë

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Auto-Skicë
3 Nëntor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Kuvendi, iu bëri sot thirrje grupeve parlamentare që të dërgojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com