Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kirurgu ortoped Italian: Jetike vendosja e protezave cilësore

2018/02/08 at 8:23 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Kirurgu ortoped Italian: Jetike vendosja e protezave cilësore

Traumat nga aksidentet  rrugore  gjejnë prej vitesh zgjidhje në Spitalin Amerikan , ku dhjetra pacientë të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë mundur t’i rikthehen jetës normale. Rastet kur personat që kanë pësuar dëmtime dhe kanë nevojë për proteza  në pjesë të ndryshme të trupit janë të shumta. Por vendosja e gabuar e një proteze mund të sjellë pasja të rënda deri në invalidizim të të sëmurëve. Spitali Amerikan përdor për këto raste vetëm proteza të gjeneratës së fundit. Doktor Guido Basi, kirurg ortoped, një nga elitat mjekësore në Itali dhe jo vetëm, me një eksperiencë 40 vjeçare në ortopedi, sqaron se vendosja e një proteze cilësore është jetike.


Ai sqaron se Spitali Amerikan është avangardë në llojet e protezave që përdor por edhe teknologjinë e avancuar ku pacientëve u sigurohen teknikat më moderrne dhe me më pak dhimbje.  “Rastet që paraqiten më shpesh në Spitalin Amerikan 2, janë rastet që kanë nevojë për vendosjen e protezës së gjurit, kosofemuralë si dhe gjithë rastet e traumës të cilat mbërrijnë në urgjencë. Për sa I përket protezave të koksofemurale dhe të gjurit, në Spitalin Amerikan vendosen protezat e gjeneratës së fundit”, shprehet kirurgu ortoped. Ai sqaron se në rastet e protezave koksofemurale vendosen proteza pa çemento, pra inplantohen drejtpërdrejtë më material që janë biokompatibël me organizmin dhe në këtë mënyrë i japim një jetëgjatësi më të madhe të protezës në trup. “Ndërsa sa I përket protezave të gjurit, ne vendosim proteza kanë një stabilizim anterior dhe në këtë mënyrë skarifikohet më pak kockë nga pacienti dhe kanë dy risi shumë të rëndësishme. Një që është pjesa e lëvizshme që i jep një rekuperim sidomos përthyerjes së gjurit, Gjithashtu materiali që vendosim i kombinuar me vitaminën E, bën të mundur jetëgjatësinë e protezës”, thotë mjeku I njohur. Ai nënvizon se protezat e përdorura në Spitalin Amerikan janë gjithashtu antgialergentë, “E them këtë sepse së fundmi kemi shumë pacientë të cilët janë alergjikë ndaj metaleve, çka do ta bëntë të pamundur vendosjen e protezës. Kjo protezë që ne kemi mund të vendoset edhe tek këta pacientë”, shprehet pro Guido Basi. Protezat e gjurit janë dy lloje, ato me një pjesë ku ndërrohet vetëm njëra pjesë e gjurit dhe këto përdoren kur është vetëm njëra pjesë e konsumuar. “Vendosja e këtyre protezave është goxha më e lehtë se ajo totale. Por kanë disavantazhin se kohëzgjatja e këtyre protezave është 10-15 vjet ndërsa e protezave normale është 15-20 vjet. Pastaj kemi protezën totale gjatë së cilës bëhet zëvendësimi total i artikulacionit të gjurit”, shprehet kirurgu ortoped i Spitalit Amerikan. Duke u ndalur tek rastet më problematike ai pohon se traumat nga aksidentet janë ato që shkaktojnë edhe problemet më të mëdha. “Mund të përmendim një rast të fundit, me një dëmtim të parakrahut shumë të rëndë, pas një aksidenti me makinë. Dëmtimi i muskujve ishte shumë i madh dhe ne kryem një ndërhyrje ku bëmë një rikostruksion të kockës dhe muskujve dhe tendinave. Kemi bërë gjithashtu edhe plastikë të lëkurës dhe rezultati final është që pacienti tani ka rekuperuar, duke e mos pasur më invaliditet, duke iu rikthyer gjithashtu edhe ndjeshmëria përveç levizhmërisë”, shprehet mjeku./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
Video Opinion/ Ç’model kemi në jetë?

Video Opinion/ Ç'model kemi në jetë?

Berisha: Niko Peleshi po ndërton hotel 5-katësh në qendër të Korçës

Berisha: Niko Peleshi po ndërton hotel 5-katësh në qendër të Korçës

Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit

Shën Valentini juaj, sipas shenjës së horoskopit
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com