Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, në historitë e të enjtes vjen “Estetik International”, e cila është pronë e doktor B, ose ndryshe doktor Bülent Cihantimur. Ai është një prej kirurgëve plastikë më të famshëm të globit. Doktor B u kushtohet operacioneve plastike të të gjithë të famshmëve, përfshirë edhe yjet e Hollywood-it. Rreth 80% e pacientëve të tij janë të huaj. Më tepër ai merret me defektet e operacioneve plastike që pacientët kanë bërë më herët. Bülent Cihantimur ka lindur në një fshat mjaft të izoluar mes Armenisë dhe Turqisë. “Estetik International” nuk është vetëm në Stamboll, por edhe në shumë kryeqytete të tjera. Duke nisur që nga fillimi i qershorit, Bülent Cihantimur do të jetë prezent me klinikën e tij edhe në Tiranë.