Aktualitet

“Kini durim”, PD: Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 26/04/21 |
Opi Nion

Teksa vijon procesi i numërimit në të gjithë vendin zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se deri tani Aleanca për ndryshim ka shënuar rritje të jashtëzakonshme.

Teksa bëri thirrje për durim Garo shtoi se Partia Demokratike po bën gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Më tej, Garo deklaroi se në fund të numërimit do të jetë e qartë fitorja e Partisë Demokratike.

“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim. Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme. Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.
Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë. Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.” tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo./Opinion.al

Pas