TIRANË- Kinezet e China Pacific Construction lajmërojnë financimin brenda 2016 të korridorit të kaltër apo autostrada adriatiko joniane qe pershkon te gjitha vendet qe lagen nga keto 2 dete. Vetë kompania thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 1,72 miliardë dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Ndërtimi i këtij segmenti të korridorit të kaltër parashikohet të jetë 280 kilometra dhe pritet te nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018.