Rënia e konjunkturës ekonomike në Kinë po sjell me vete humbje në tregjet e aksioneve. Si pasojë e rënies së vlerës së juanit kanë rënë dhe çmimet lëndëve të para.
Rënia e re e kursit të parasë në Kinë po i zhyt thellë tregjet aziatike të aksioneve dhe përdorimi për herë të dytë i mekanizmit mbrojtës, i cili parashikon ndërprerje të tregtimit të aksioneve në rast rëniesh të çmimit të aksioneve prej më shumë se 5 për qind riktheu shqetësimet për ekonominë e vendit.
Prej frikës për humbje të rënda dhe për ekonominë e vendit në bursat kineze që prej fillimit të vitit ka hyrë në fuqi një mekanizëm mbrojtës, i cili parashikon që në rast të një rënie jetë çmimit të aksioneve prej më shumë se 5 për qind të bëhet një ndërprerje e tregtimit të aksioneve prej 15 minutash, dhe në rast se ka rënie prej më shumë se 7 për qind një ndërprerje e plotë e tregtisë së tyre.
Ky mekanizën u përdor fillimisht të hënën (04.01) dhe u përdor përsëri edhe të enjten kur bursat u mbyllën para kohe dhe duke qëndruar vetëm 30 minuta hapur, shënuan ditën më të shkurtër tregtare në historinë e tyre 25-vjeçare. CSI300, që reflekton zhvillimin e 300 vlerave më të larta të aksioneve në Shangai dhe Shenzhen, dhe që shërben si masë për mekanizmin mbrojtës, shënoi një humbje prej 6.93 për qind dhe ra në 3294.38 pikë. Që nga fillimi i vitit indeksi ka humbur kështu 11.70 për qind.
Prej frikës nga rënia e qartë e koniunkturës ekonomike në Kinë humbje shënuan edhe bursa të tjera. Indeksi japonez u mbyll për herë të parë që nga mesi i tetorit nën nivelin psikologjikisht të rëndësishëm prej 18.000 pikësh.