Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina pezullon dialogun ekonomik me Australinë

2021/05/06 at 5:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina pezullon dialogun ekonomik me Australinë

Kina ka pezulluar një forum dialogu dypalësh ekonomik me Australinë, çka sinjalizon një përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.


Në një deklaratë të enjten, Komisioni Kombëtar kinez për Zhvillim dhe Reformë njoftoi se kishte “pezulluar” për një periudhë të pacaktuar Forumin e Dialogut Ekonomik e Strategjik Kinë-Australi. Në deklaratë përmendeshin si arsye për këtë vendim ato që u quajtën masa të Australisë për “prishjen e shkëmbimeve normale” për shkak të një “mendësie të kohës së Luftës së Ftohtë dhe diskriminimi ideologjik”.

Dy vendet e krijuan forumin në vitin 2014 me synimin për të diskutuar mosmarrëveshjet tregtare e çështje të tjera ekonomike. Por vëzhguesit thonë se pezullimi është kryesisht një akt simbolik, pasi palët nuk kanë zhvilluar bisedime zyrtare që nga viti 2017.

Ministri australian i Tregtisë Dan Tehan e quajti vendimin e Pekinit “zhgënjyes” dhe tha se vendi i tij mbetet i hapur për dialog dhe “angazhim në nivel ministror”.

Tensionet mes Australisë dhe Kinës nisën në 2018, kur Australia ndaloi gjigandin kinez të telekomunikacionit Huaëei të ishte pjesë e rrjetit të saj 5G. Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej për shkak të nxitjes që Australia i bëri një hetimi të pavarur mbi origjinën e pandemisë së koronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, në qytetin kinez të Wuhanit.

Pekini reagoi duke vendosur tarifa të ashpra ndaj elbit australian dhe pezulloi importet e mishit nga ky vend. Gjithashtu autoritetet kineze këshilluan qytetarët dhe studentët e vendit të tyre të rishikonin vendimet për të udhëtuar për turizëm apo për t’u arsimuar në Australi për shkak të asaj që ata e quajtën, diskriminim racor.

Muajin e kaluar Australia anuloi dy marrëveshje që shteti i Viktorias nënshkroi me Kinën lidhur me iniciativën infrastrukturore shumëkombëshe disa miliarda dollarëshë, Një rrugë një brez, duke shkaktuar paralajmërime për hakmarrje nga Pekini./VOA

Etiketa: kinshabvoa


Ju sugjerojmë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

18 Tetor, 2025 8:34 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Para
COVID-19 në Shqipëri/ Bien rastet e reja, regjistrohen 4 viktima

Koronavirusi/ Shqipëria regjistron 3 viktima dhe 91 raste të reja

Kavajë/ Plagoset me armë zjarri një 34-vjeçar

Arrestohen pesë persona në Elbasan, për çfarë akuzohen

Rama në konferencën “State of the Union“ në Firence: Reformat tona…

Rama në konferencën “State of the Union“ në Firence: Reformat tona...
















TE FUNDIT

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
18 Tetor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Ai u kap në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

Horoskopi, 12 prill 2025
18 Tetor, 2025

Dashi Venusi do krijoje mundësinë qe ju te kaloni një dite fantastike pranë atij qe dashuroni. Emocionet do jene te...

Lexo më shumë

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com