Bota

Kina përgjigjet ndaj kritikave të Amerikës: Pompeo është djall


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 07/05/20 |
el ida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shtuar së fundmi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin kur është shfaqur për herë të parë në Wuhan dhe Hubei.

Pekini ka hedhur poshtë pretendimet se nuk ka njoftuar botën në kohë, se nuk ka qenë transparente si dhe ka mohuar kategorikisht supozimet se virusi është i lidhur me një laborator në Wuhan.

Nga ana tjetër media kineze shtetërore e ka cilësuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo si “djall” dhe “të çmendur”, pasi ai ka deklaruar se ka të dhëna që virusi është i lidhur me një laborator kinez./Opinion.al

Pas