SHBA dhe Kina nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje në lidhje me tarifat doganore për mallrat mes dy vendeve.
Presidenti i SHBA, Donlad Trump, është shprehur se do të caktohet një tarifë doganore shtesë për pothuajse të gjitha importet kineze, duke nisur nga 1 shtatori.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “HsinHua”, pas deklaratës të Trump, Kina ka publikuar një vendim ku thuhej se kompanitë kineze kanë ndërprerë blerjen e produkteve bujqësore amerikane, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërcënimit amerikan.
“Kina nuk përjashton përkohësisht mundësinë e vendosjes së tarifave shtesë doganore ndaj produkteve bujqësore amerikane për transaksionet tregtare të finalizuara pas 3 gushtit, dhe kompanitë kineze e përfshira kanë ndërprerë blerjen e produkteve bujqësore amerikane”, raporton ”Hsinhua”, duke cituar ministrin e Tregtisë dhe Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformave./ Opinion.al E.Xh.