-U tha në Opinion

Kina ndalon hyrjen e qytetarëve të huaj prej 28 Marsit


               Publikuar në : 00:53 - 27/03/20 |
Opi Nion

“Prej datës 28 Mars në të gjithë territorin e Kinës nuk do të hyjë asnjë qytetar që nuk ka pasaportë kineze”. Është ky vendimi i autoriteve kineze, për të ndaluar hyrjen e qytetarëve të huaj në vend, me qëllim izolimin dhe reduktimin e shpërndarjes së koronavirus. Në një lidhje në emisionin “Opinion” nga Pekini, Fatjona Halili Ndreu, tha se kjo masë është marr edhe për faktin që tashmë në Kinë pritet të vijnë rreth 400 mijë studentë.

“Duke qenë se pritet një dyndje e madhe emigrimi nga student kinezë janë forcuar masat. Thonë që janë 400 mijë studentë kinezë që do të vijnë në vend, por më parë do të kalojnë në procesin e testimit dhe karantinimit”, tha ajo.

Më tej Halili shpjegoi edhe mënyrën se ai autoritetet kineze, arritën që përmes teknologjisë dhe pajisjeve të veçanta të gjurmonin aktivitetin e qytetarëve, që mund të kishin takime apo kontakte me persona të prekur nga koronavirus./Opinion.al

 

Pas