Mëngjesin e së hënës, autoritetet kineze u “hakmorën” ndaj veprimeve të autoriteteve amerikane që hynë në ambientet e konsullatës së saj në Houston, nën akuzën se ishte bazë e një rrjeti spiunazhi.
Kina mori kontrollin e konsullatës amerikane në Chengdu, personelin e së cilës e kishin lajmëruar më herët që duhej të largohej.
Forcat e policisë hynë nga dera kryesore e godinës së konsullatës amerikanë në provincën e Sichuan, teksa ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë kureshtarë.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shprehu zhgënjimin për këtë vendim të Partisë Komuniste Kineze./Opinion.al