Kina do të heqë tarifat për qindra produkte vitin e ardhshëm, duke ulur numrin e kufizimeve tregtare ashtu që të mbështesë ekonominë.
Përmes një deklarate, autoritetet kineze kanë thënë se tarifat në importe të 859 produkteve do të ulen ose largohen fare nga 1 janari.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë zakonisht ka praktikuar tarifa të larta për të mbrojtur industritë lokale.
Kina është përfshirë në luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe përballet me një varg sfidash të brendshme.
Ministria e Financave ka thënë se ndryshimet e tarifave do të bëhen për “rritje të importit të produkteve për të cilat ka mungesë të produktit të brendshëm, si dhe për mallrat që janë për konsum të përditshëm”.
Në mesin e produkteve që do t’iu ulen tarifat e importit janë: mishi i ngrirë i derrit, avokado, disa produkte të letrës, drurit si dhe disa produkte mjekësore për diabet.
Nga ulja e tarifave do të përfitojnë disa partnerë të Kinës duke përfshirë, Zelandën e Re, Perunë, Singaporin dhe Pakistanin.