Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkët detare në Oqeanin Paqësor

2024/07/15 at 6:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkët detare në Oqeanin Paqësor

Forcat detare të Kinës dhe Rusisë filluan të dielën një stërvitje të përbashkët në një port ushtarak në Kinën jugore, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua, disa ditë pasi aleatët e NATO-s thanë se Pekini po ndihmon luftën e Moskës në Ukrainë.


Ministria kineze e mbrojtjes tha përmes një deklarate se forcat nga të dyja palët patrulluan së fundmi në pjesën perëndimore dhe veriore të Oqeanit Paqësor dhe se operacioni nuk kishte të bënte me situata ndërkombëtare dhe rajonale dhe nuk kishte në shënjestër asnjë palë të tretë.

Stërvitja, e cila filloi në provincën Guangdong të dielën dhe pritet të zgjasë deri më 17 korrik, ka për qëllim të demonstrojë aftësitë e forcave detare në trajtimin e kërcënimeve të sigurisë dhe ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në nivel global dhe rajonal, njoftoi transmetuesi shtetëror kinez CCTV të shtunën. Mbrojtja nga sulmet me raketa, sulmet detare dhe ato ajrore do të jenë pjesë e stërvitjes, thuhej më tej në njoftimin e kanalit kinez CCTV.

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se forcat detare kineze dhe ato ruse kryen stërvitje ushtarake simulimi dhe koordinimi taktik pas ceremonisë së fillimit të stërvitjes në qytetin e Zhanjiangut.

Stërvitjet e përbashkëta pasojnë tensionet e javës së kaluar mes Kinës dhe aleatëve të NATO-s.

Komunikata përfundimtare, e miratuar nga 32 vendet anëtare të NATO-s në takimin e tyre të nivelit të lartë në Uashington, e bëri të qartë se Kina po bëhet temë e rëndësishme e aleancës ushtarake, duke e quajtur Pekinin një “ndihmës vendimtar” të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Anëtarët evropianë, ata Amerikës së Veriut dhe partnerët e tyre në Indo-Paqësor e shohin gjithnjë e më shumë si shqetësim të përbashkët sigurie Rusinë dhe partnerët e saj aziatikë, veçanërisht Kinën.

Kina u përgjigj duke akuzuar NATO-n se kërkon siguri për aleatët e saj duke dëmtuar vende të tjera dhe bëri thirrje që aleanca të mos sjellë të njëjtin “kaos” në Azi. Ministria e saj e jashtme pohoi se Kina ka një qëndrim të drejtë dhe objektiv për luftën në Ukrainë.

Javën e kaluar, një anije e Rojës Bregdetare amerikane gjatë një patrullimi rutinë në Detin Bering hasi në disa anije ushtarake kineze në ujërat ndërkombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarët amerikanë. Ekuipazhi i anijes amerikane zbuloi tre anije rreth 200 kilometra në veri të Ngushticës Amçitka, në Ishujt Aleutian, vija ndarëse mes Oqeanit Paqësor dhe Detit Bering.

Më vonë, një anije e katërt u pa rreth 135 kilometra në veri të Ngushticës Amukta.

Pala amerikane tha se anijet detare kineze operonin brenda rregullave dhe normave ndërkombëtare./VOA



Ju sugjerojmë

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
Bota

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

9 Korrik, 2025 10:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Bota

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

9 Korrik, 2025 9:55 pm
“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
U gjet me shenja dhune në kryeqytet, flet fqinji i 42-vjeçarit: Ishte djalë i shkëlqyer

U gjet me shenja dhune në kryeqytet, flet fqinji i 42-vjeçarit: Ishte djalë i shkëlqyer

Zjarr në Klos, ndihmë nga ajri për të neutralizuar flakët

Zjarr në Klos, ndihmë nga ajri për të neutralizuar flakët

Presidentja e Gjeorgjisë sfidon në Kushtetuese ligjin për “agjentë të huaj”

Presidentja e Gjeorgjisë sfidon në Kushtetuese ligjin për “agjentë të huaj”
















TE FUNDIT

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…

“Hajdeni në Afganistan”, talebanët promovojnë turizmin në mes varfërisë dhe…
9 Korrik, 2025

Me armë në sfond, pengje të gjunjëzuar dhe batuta të errëta, një video që ngjan me propagandën e ISIS po...

Lexo më shumë

Thirrja e BE:Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza…

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një...

Lexo më shumë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com