Kina ka akuzuar NATO-n se po i shtyn tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës në “pikë thyerjeje”.
Në një konferencë të përditshme të lajmeve, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian i kërkoi SHBA-së që t’i marrë seriozisht shqetësimet e Kinës dhe të shmangë cenimin e të drejtave ose interesave të saj në trajtimin e situatës në Ukrainë dhe lidhjet me Rusinë, raporton Reuters./Opinion.al