Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës së Presidentit të ri të Shqipërisë.
Në një status në “Twitter” Kim shkruan se mezi pret të punojë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes.
“Urime Bajram Begajt për betimin si President i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, forcimin e demokracisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e paqes dhe sigurisë si aleatë të NATO-s. #krahperkrah”-shkruan Kim./Opinion.al