Kryesore

Kim takon Alibeajn/Paloka:Më tepër se turp, është shkelje e ligjeve të Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 05/04/22 |
Opi Nion

Pas takimit të ambasadores amerikane, Yuri Kim me kryetarin e komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj ka ardhur edhe reagimi i Edi Palokës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Paloka e ka konsideruar takimin e ambasadores Kim me Alibeajn si një turp dhe shkelje të ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Ky reagim i Palokës ka ardhur pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim në një reagim në “Twitter” bëri të qartë se si ushtrues të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike njeh Enkelejd Alibeajn.

Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!

Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon (sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.

Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine .

Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!”,-shkruan në reagimin e tij Edi Paloka./Opinion.al

Pas