Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim do të zhvillojë ditën e sotme një takim me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupin dhe disa deputetë të tjerë të PD-së në kuadër të Reformes Territoriale.
Mësohet se të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë. Takimi pritet të mbahet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit.
Kujtojmë se Partia Demokratike propozoi sa i takon ndarjes së re administrative shtimin me 33 bashki, pra 94 bashki në total nga 61 që janë aktualisht./Opinion.al