Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim ka shprehur dëshirën e saj për të pasur një tjetër fëmijë, megjithëse ajo është paralajmëruar nga mjekët.
Mjekët e Kim Kardashian thonë se ajo mund të vdesë nga gjakderdhja nëse mbetet sërish shtatzanë.
36 vjeçarja dhe bashkëshorit i saj, Kanye West kanë një vajzë, North West dhe një djalë 11 muajsh, Saint West, mirëpo ata duket se dëshirojnë ta shtojnë numrin e fëmijëve.
Në episodin e të dielës në “Keeping Up With The Kardashians” mjeku i saj, Paul Crane, ka sqaruar se ekziston rrezik potencial që ajo të ketë komplikime që mund të shkaktojnë vdekjen e saj nëse mbetet sërish shtatzënë.