Aktualitet

Kim në Shkodër: Pashë që u bllokua sistemi, funksionoi plani zëvendësues


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 25/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, këtë ditë, kur shqiptarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament ka zgjedhur të monitorojë procesin në qytetin e Shkodrës.

Në një prononcim për mediat ambasadorja Kim deklaroi se ka parë nga afër edhe një rast të bllokimit të punës në procesin e identifikimit biometrik, ndërsa u shpreh e kënaqur që problemi u zgjidh përmes një plani rezervë.

Sakaq, Kim përsëriti sërish se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por procesin zgjedhor.

“Ishte shkëlqyeshëm që pashë se sistemi i ri kartave biometrike funksiononte shumë mirë. Në fakt pata mundësinë të shihja se si numri i kartës nuk doli përmes sistemit, por kishin një plan zëvendësimi dhe u vu mënjeherë në zbatim. E përsërsi që SHBA nuk mbështet një parti apo një kandidat të caktuar, por mbështesim të drejtën e sshqiptarëve për të votuar. Kështu që urojmë që shqiptarët të votojnë të lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane Yuri Kim./Opinion.al

Pas