Ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri Yuri Kim ka mbështetur deklaratën e Ipeshkve katolikë për shitblerjen e votes.
Kujtojmë se kjo deklaratë ka ardhur sot nga Kisha Katolike, pak ditë para zgjedhjeve elektorale të 2021, teksa vijon të cilësohet si një çështje e shumëpërfolur dhe e nxehtë në aktualitetin politik. Ndërkohë që nëpërmjet një reagimi në “Twitter” ambasadorja e SHBA, Kim e cilëson deklaratën e tyre një mesazh të fuqishëm.
“Mesazhi i fuqishëm i Ipeshkve katolikë: ‘Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon’, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
