Pak kohë më parë çifti i njohur Kim Kardashian dhe Kanye West janë bërë prindër për herë të katërt përmes një nëne mbartëse.
Ata janë bërë prindër të vogëlushit Psalm. Nëna e tij, personazhi i njohur Kim Kardashian duke se nuk i ka rezistuar tundimit për të publikuar një foto të plotë të imazhit të tij.
Përmes kësaj foto shohim se i vogli ka shumë ngjashmëri me motrën e tij Chicago. Krahas saj Kardashian ka shkruar: “Psalm Ye”, duke i bërë ndjekësit të mendojnë se “Ye” është emri i tij i mesit.
Nëse është kështu, kjo do të thotë se Psalm është fëmija i vetëm i Kim dhe Kanye që do të ketë një emër mesi. Vajzat Chicago dhe North, si dhe djali Saint nuk kanë një emër të tillë.
Emri Psalm ka një kuptim shumë domethënës për Kanye dhe Kim, pasi ata janë inspiruar nga libri i Psalmeve në Bibël. Kanye është shumë i përkushtuar ndaj besimit në Zot, aq sa ka menduar të hapë një kishë./Opinion.al/