Kim Kardashian vazhdon të trazojë debatin me selfiet e saj nudo. Së fundmi, ylli i rrjeteve sociale ka postuar një fotografi përpara pasqyrës, me reçipeta të zbërthyera dhe me duart te gjoksi për të mbuluar thithkat.
https://www.instagram.com/p/Be8V9RCFmMy/?utm_source=ig_embed
Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Kim poston foto nudo ose topless herë pas here, por ajo që ra në sy kësaj rradhe është reflektimi i një vajze të vogël të vogël te pasqyra dhe përshkrimi i fotos me fjalët “nga North,” e cila është, sigurisht, e bija katër vjeçare e Kim dhe Kanye.
Siç ndodh shpesh kur 37 vjeçarja poston foto të tilla, njerëzit intrigohen dhe seksioni i komenteve bëhet lëmsh. Shumë prej tyre e kritikojnë duke e konsideruar të gabuar faktin që North i shkrep foto topless mamasë së saj. Disa arrijnë deri aty sa të mendojnë që arsyeja pse Kim po e bën këtë është që të marrë më shumë pëlqime se lajmërimi i shtatzënisë së motrës së saj, Kylie./ Opinion.al