Vetëm pak ditë më parë ylli televiziv Kim Kardashian ndodhej për një vizitë në “Shtëpinë e Bardhë” ku tregoi se ka nisur bashkëpunimin me një kompani të njohur, ku përmes saj do të punësohen 5 mijë të burgosur.
Sipas ‘TMZ’ prej bashkëpunimit me Kardashian, kompania do të ofrojë 5 mijë vende pune për të burgosurit që presin të lirohen së shpejti dhe gjithashtu të kenë mundësi punësimi dhe strehimi.
Kim Kardashian ka shpenzuar kohë në burgjet e Amerikës, për t’u njohur me ata që vuajnë dënimin, çështjet e tyre dhe padrejtësitë që mund t’ju jenë bërë në gjykim.
Ajo ndihmoi në lirimin e 17 të burgosurve për 90 ditë. Nuk është hera e parë që Kim ndihmon personat në nevojë dhe tashmë që po studion drejtësi duket mjaft e përqëndruar në këtë kauzë./Opinion.al/