Është padyshim një nga personazhet më të njohur showbizit botëror dhe gjithnjë bën të flasë për të në çdo dalje. Këtë herë Kim Kardashian ka lënë pa fjalë në tapetin e kuq të eventit “Hollywood Beauty Awards”.
Ajo është shfaqur me një fustan të tipit ‘vintage’ i inspiruar nga krijimi i vitit 1998 nga stilisti Thierry Mugler. Fustani tërësisht i zi kishte vetëm dy rripa në pjesën e gjoksit, i cili thuajse ekspozohej tërësisht.
Kim ka qenë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e paparacëve dhe mediave siç ndodh rëndom me daljet e saj mjaft ekstravagante./Xh.K/Opinion.al/