Kim Kardashian më në fund foli publikisht për fëmijën e saj të katërt, që do të vijë në jetë së shpejti. Ajo dhe Kanye West po presin një djalë përmes një nëne mbartëse dhe këtë Kim e konfirmoi zyrtarisht në emisionin “Watch What Happens Live”.
Kur u pyet nëse po presin një fëmijë të katër, 38-vjeçarja e pohoi, ndërsa për kohën se kur do të vijë në jetë ajo tha vetëm “së shpejti”.
Por si u përhap lajmi? Kim tha se ajo e nxori padashje në kohën kur ishte e dehur gjatë festës së Krishtlindjeve.
“U deha te festa dhe u thash disa personave lajmin. Nuk e mbaj mend se kujt ia thash, se unë nuk dehem kurrë”, tha ajo.
Kim solli vetë në jetë vajzën North dhe djalin Saint, ndërsa vajza Chicago erdhi në jetë përmes një nëne mbartëse në janar të 2018-s.