Kim Jong Un ka shpërndarë disa fotografi për median shtetërore të vendit, ku shihet i buzëqeshur gjatë një shëtitjeje simbolike mbi një kalë të bardhë në një mal të mbuluar nga dëbora, që konsiderohet i shenjtë nga koreanët.
Lideri koreano-verior, kalëron mes borës në Malin Paektu, maja më e lartë në gadishullin korean. Ky mal, që në fakt është edhe një vullkan aktiv sipas legjendave është edhe vendlindja e Dangun, themeluesit mitologjik të mbretërisë së parë koreane rreth 4000 vite më parë.
Besohet se Kim Il Sung, themeluesi i Koresë së Veriut, është fshehur në këtë mal gjatë pushtimi japonez. Po ashtu thuhet se aty ka lindur edhe Kim Jong Il, i ati i Kim Jong Un, por shumë historianë besojnë se kjo është një histori e sajuar prej tij për propagandë.
Ky mal mbetet i rëndësishëm për propagandën e diktatorëve të Koresë së Veriut./Opinion.al