Që prej muajit shkurt administrata e Joe Biden ka bërë të ditur se po tenton të kontaktojë me qeverinë e Koresë së Veriut për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve, por nuk ka asnjë përgjigje.
Aktualisht, SHBA dhe Koreja e Veriut kanë marrëveshje rreth programeve bërthamore dhe raketave balistike. BBC shkruan se në 3 takimet e Trump me Kim Jong-un u arrit shumë pak.
Bisedimet dështuan për të bindur Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore, një nga kërkesat kryesore të SHBA dhe fuqive perëndimore. Media shtetërore e Koresë së Veriut ende nuk e ka pranuar që Joe Biden është tani presidenti amerikan.
Përpjekjet e SHBA për të komunikuar me Penianin janë kryer përmes misionit të Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara. Një zyrtar amerikan tha për Reuters se kishte pasur përpjekje të shumta për të biseduar me Korenë e Veriut, por prej 12 muajsh nuk ka asnjë reagim.