Aktualitet

Kim: Grupe të armatosura që mbrojnë votat janë pjesë e të shkuarës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 22/04/21 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Sorca kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në përfundim të takimit, në një dalje për mediat ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ekspertët e ODHIR do të jenë prezent në të gjithë vendin përgjatë procesit zgjedhor por edhe gjatë numërimit të votave.

Po ashtu Kim, foli edhe për ngjarjen në Elbasan dhe tha se grupe të armatosura që mbrojnë votat e qytetarëve janë pjesë e të shkuarës dhe sot nuk duhet të përsëriten të njëjtat gjëra.

“Ka një proces transparent që është i krijuar dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj nga bashkësia ndërkombëtare janë këtu për t’ju siguruar për këtë proces. ODIHR dhe ekspertët janë tashmë në terren dhe unë do jem pjesë e njërit nga 25 ekipeve të ambasadës së SHBA dhe do të kemi mundësi të ndodhemi në të gjithë vendin për të qenë me ju.

Shkelësit të mund të kapen, të gjithë personat përgjegjës të ndëshkohen pa përjashtimin, askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet e 25 Prillit kanë lidhje me të ardhmen. Gjërat të tilla sikurse kanë ndodhur në të shkuarën që kanë qenë grupe të armatosura për të mbrojtur votën e qytetarëve është e rëndësishme që këto të mbeten në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme e një vendi anëtari të NATO-s. Është përgjegjësi e liderëve që të bëjnë thirrje për qetësi për t’u siguruar që të ketë qetësi. Po monitorojmë me kujdes të gjtha veprimet e liderëve. Dua të falenderoj Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD Basha që kanë bërë thirrje për qetësi, si dhe të votohet në 25 Prill. Ne jemi me ju”, tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim./Opinion.al

Pas