Aktualitet

Kim: Emërimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, hap i rëndësishëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 26/07/21 |
Opi Nion

Hap të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi e ka cilësuar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim emërimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë.

Kim shprehet se sapo të emërohet edhe gjyqtari i tetë, kjo gjykatë do të ketë kuorumin për caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese.

“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, me të 9-in që do të vijë së shpejti.

Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj”, shkruan Yuri Kim.

Pas