Aktualitet

Kim: Drejtësia në Shqipëri të jetë me standardet e BE, ju nxis të veproni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:05 - 09/05/22 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në Konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, tha se ka ardhur momenti që drejtësia e re në Shqipëri të ndërtohet me standardet e BE.

Kim theksoi se nuk është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia funksionon vetëm kur kundërshtari përfundon në burg.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane deklaroi se kërkesat e BE-së janë të qarta dhe veprimet e SHBA-ve gjatë 30-viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja për shtetin ligjor në Shqipëri janë më të forta se kurrë.

“Jam e qartë që flas troç, më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë ssukseshme, por mos quhet më e zakonshme, për këtë kemi vetingun dhe funksionet e tij, por të jetë e sukseshme që të jetë e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet ose jo që të thonë drejtësia futi anën time në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE, kjo është ajo qe njerëzit presin. Drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri si aleate me NATO, si anëtare e ardhshme e BE, është drejtësi që ka standarde që janë në përputhje me BE, dhe SHBA, është dhe ajo që njerëzit presin, kërkesat e BE janë të qarta”.

“Mendoj që veprimet e SHBA përgjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë që mbështetja e SHBA për Reformën, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë dhe pritshmëritë e njerëzve, dhe iu nxis që të veproni që të mos zhgënjeni asnjë të ri, është koha të kërkojmë një drejtësi që është e verbër dhe e drejtë në Shqipëri”, përfundoi Kim.

Pas