-U tha në Opinion

Kim: Aktpadi të nivelit të lartë në SPAK, së shpejti do shohim rezultate


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:41 - 22/10/20 |
el ida

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha se koha kur njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri tashmë po i afrohet fundit.

Duke ju referuar disa çështjeve të adresuara në SPAK, Kim tha se shumë shpejt do të shihen rezultate.

Blendi Fevziu: Jeni e kënaqur me këtë reformë apo me produktin e kësaj reforme?

Ambasadorja Kim: Asnjëherë nuk jam e kënaqur dhe as populli shqiptar nuk është i kënaqur, por kjo është arsyeja pse na duhet ajo.

Blendi Fevziu: Por ambasadore, kemi dëgjuar për shumë kohë që ata që konsiderohen peshqit e mëdhenj do të kapen dhe do dalin para gjykatës. Deri tani, asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë dhe peshqit e mëdhenj që ishin në burg po dalin për shkak të vendimeve të fundit të gjykatave. Çfarë ndodhi me peshqit e mëdhenj.

Ambasadorja Kim: Blendi, ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit.

Blendi Fevziu: Ç’doni të thoni se po i afrohet fundit?

Ambasadorja Kim: Do të thotë që në muajt e fundit, kemi pare SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.

Blendi Fevziu: Po, por faktet janë që ne jemi vendi më i korruptuar në Europë, sipas raporteve. Kemi pasur shumë probleme deri tani dhe asnjë nga njerëzit e fuqishëm nuk është dënuar në 30 vitet e fundit. Kur do fillojmë të kemi rezultate konkrete të këtyre hetimeve, nga SPAK, nga reforma në drejtësi?

Ambasadorja Kim: Mendoj që njerëzit kanë të drejtë të jenë të frustruar. Më herët theksuat ‘katër vjet e katër muaj’ është një kohë e gjatë, por në javët dhe muajt e fundit kemi parë çështje që janë ngritur, që po ndiqen penalisht, dhe mendoj se do të shohim disa rezultate.

Blendi Fevziu: Në fillim, kishte shumë shpresa kur u krija SPAK se ai do të luftonte korrupsionin dhe implikime të tjera të zyrtarëve të lartë, por njerëzit tani ndihen sikur SPAK nuk është ku duhet. Është e vërtetë? A besoni ju tek SPAK?

Ambasadorja Kim: Unë besoj tek SPAK. Taksapaguesit amerikanë besojnë tek SPAK. Kemi investuar sasi të stërmëdha kontributesh për t’u siguruar që SPAK të ngrihet dhe të funksionojë. Ka njerëz që do të jenë gjithmonë pesimistë për këtë projekt. Pesimizmi është i lehtë, por unë shoh faktet dhe ajo që shoh është që kemi gjëra – si Byroja Kombëtare e Hetimit – e cila nuk ekzistonte dhe tani ekziston. Pati një përpjekje për të mos e lejuar Drejtoreshën të merrte rolin e saj. E kapërcyem këtë. Kishim pak njerëz që aplikuan për vendet e hetuesve; në fakt, në fund, aplikuan më shumë se 600 persona për 60 vende. Ndaj, ka përparim. Këta njerëz tani po testohen. Dua që njerëzit të mos heqin dorë nga shpresa. Ata që duan që reforma në drejtësi të dështojë duan që të hiqni dorë. Duan që të besoni se asgjë nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë ndonjëherë. Është false, është propagandë. Shihni faktet./ Opinion.al

Pas