-U tha në Opinion

Kikia: Dhuna do të jetë më e madhe. Aleibaj: Jo dialog me terroristë!


               Publikuar në : 23:02 - 13/05/19 |
geliano fataj

Gazetari Mentor Kikia thotë se protestat e opozitës në vazhdim do të jenë edhe më të dhunshme. Në Opinion ai deklaroi se opozita nuk ka asnjë mjet tjetër.

“Opozita nuk ka asnjë mjet tjetër, veç protestës dhe dhunës. Monika Kryemadhi tha do t’ju duket lule ’97. PD nuk ka asnjë rrugë tjetër, Edi Rama me shëtitje nuk ikën. Cila është rruga, mjeti që do përdor opozita? Dhuna more zotëri dhuna! Ato akte nuk ishin akte të veçuara, ka njeri që i beson se ato ishin akte individuale? PD duhet ta pranojë, palët kanë dalë në ring tani. Këto që kanë ndodhur janë prova gjenerale për opozitën”, theksoi ai.

Ndërkohë më herët ish deputeti Aleibaj tha se nuk do të ketë asnjë negociatë me Ramën, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin “terrorist”.

“Nuk ka pazar, nuk ka dialog me terroristët. Ajo se çfarë ka bërë ai është e ditur. Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona”, theksoi Alibeaj. /Opinion.al

Pas