Furnizimi me energji nga termocentrali bërthamor Zaporizhia në zonën që kontrollohet nga Kievi është pezulluar “për arsye teknike”.
Kjo u njoftua nga operatori ukrainas Energodar i cituar nga Tass.
Moska “ka penguar një tentativë të re sulmi nga forcat ukrainase kundër termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia dje në mbrëmje”, njoftoi ministria e mbrojtjes, e cituar nga agjencitë ruse.
“Në orën 23:00 me orën e Moskës, dy grupe anijesh me një forcë zbarkimi prej 250 forcash speciale dhe mercenarë të huaj u përpoqën të depërtojnë në bregdetin afër Energodar dhe Dneproprudny”, thuhet në një deklaratë. Kanë hyrë në veprim katër avione luftarak Su-30 dhe dy helikopterë Ka-52 VKS”. Viktimat mendohet të jenë rreth 50″./Opinion.al