Kida është një ndër këngëtaret më të dashura shqiptare për publikun.
Ajo u ka dhuruar atyre shumë hite vitet e fundit.
Momentalisht Kida po kalon disa momente të vështira sepse ka humbur një njeriun të rëndësishëm për të. Me anë të rrjeteve sociale Kida ka treguar se gjyshja e saj ka ndërruar jetë.
“Nanushi jem është shumë vështirë me fillu me shkrujt për ty, më ke rritur e më ke edukuar në mënyrën më të mirën. Faleminderit shumë për çdo gjë që e ke bo për mu nana. Të dua pafund so të më mungosh, gjithmonë në zemrën time. Pusho në paqe”, ka shkruar Kida mbi fotografinë e postuar në Instagram.