Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Khayat: Me rëndësi roli i mjekëve në politikat e kontrollit të duhanit

2020/10/07 at 1:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Khayat: Me rëndësi roli i mjekëve në politikat e kontrollit të duhanit

A mund të luajë një rol komuniteti shkencor dhe mjekësor në politikat e kontrollit të duhanit dhe a mund pasqyrohet zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë në rishikimin e strategjive të ndërtuara dekada më parë? Profesor David Khayat, onkolog i njohur Francez, i ftuar në Samitin e 3-të Shkencor mbi Reduktimin e Dëmit të Duhanit ka dhënë këndvështrimin e tij mbi këto dhe të tjera çështje.


Sipas Profesor Khayat, ashtu si në të kaluarën edhe në të tashmen, politikë bërësit marrin udhëzime jo nga mjekët klinikë, por nga epidemiologët, të cilët nuk kanë parë kurrë një pacient të vërtetë, e që nuk kanë trajtuar raste të prekura nga sëmundjet e lidhura me duhanpirjen. Ai tha se nëse duam të përmirësojmë situatën në të ardhmen, duhet të fuqizojmë mjekët, pasi ata janë profesionistët që njohin shkencën dhe kujdesin për pacientët.

Duke folur për situatën aktuale në fushën e kontrollit të duhanit, Profesor Khayat vuri në dukje se gjithçka bazohet në konventën ndërkombëtare që është nënshkruar në 2005 nga më shumë se 181 vende, me qëllim për të çrrënjosur pirjen e duhanit. Sipas kësaj konvente, kontrolli i duhanit do të thotë që duhanpirësit kanë mundësi zgjedhje mes  “ta lënë duhanin ose të vdesin”. Sigurisht, mjekët nuk mund të pranojnë diçka të tillë si opsionin e vetëm ekzistues për pacientët e tyre. Për fat të mirë, kjo politikë nuk pranohet më, shtoi ai, meqenëse ka shumë vende që kanë ndryshuar pozicionin e tyre për kontrollin e duhanit dhe pranojnë që sot falë inovacionit kemi edhe mundësi të tjera, si Snus, cigare elektronike dhe produkte elektronike të duhanit me ngrohje.

“Vendet që kanë sot numrin më të ulët të konsumatorëve të cigareve tradicionale kanë diçka të përbashkët, ata kanë përqafuar strategjitë e reduktimit të dëmit të duhanit,” tha ai. Suedia, Norvegjia dhe Islanda kanë pranuar, Snus, ashtu si Mbretëria e Bashkuar cigaret elektronike.

Problemi i vërtetë kur flasim për pirjen e duhanit është kanceri, tha profesor Khayat, pasi kjo sëmundje është një çështje kryesore e shëndetit publik. Pirja e duhanit ishte faktori numër një i rrezikut në mbarë botën për zhvillimin e kancerit që nga viti 1990 deri në 2017, që do të thotë se pavarësisht nga politikat e kontrollit të duhanit gjatë gjithë këtyre viteve, ato kanë dështuar. Zhvillimi i kancerit sipas profesor Khayat, lidhet drejtpërsëdrejti me sasinë e kancerogjenëve të ekspozuar, që rrit dhe rrezikun e kancerit.

“Njerëzit bëjnë zgjedhje të dobëta të jetesës pavarësisht se vuajnë efekte negative në shëndet,” komentoi ai, dhe shtoi se strategjia e reduktimit të dëmit bazohet në pranimin se në një nivel sjelljet tona të këqija janë të pashmangshme; prandaj, kjo strategji synon të minimizojë dëmet që njerëzit vuajnë si pasojë.

“Pyetja nëse risia në zvogëlimin e dëmit mund të shpëtojë jetë është shumë e rëndësishme, pasi në fund të ditës mjekët duan të shpëtojnë jetën e pacientëve të tyre,” tha Prof. Khayat. Shembuj nga vende të ndryshme tregojnë se inovacioni mund ta bëjë këtë, shtoi ai. Në Suedi, ku duhanpirësve u është dhënë mundësia të kalojnë nga pirja e duhanit në snus, ata patën një rënie të madhe në numrin e konsumit të cigareve; prandaj ato patën gjithashtu një rënie të ndjeshme të vdekshmërisë së lidhur me duhanin (më e ulta në BE).

Si mjekë, si mund ta pranojmë që këto risi nuk janë në dispozicion kudo dhe për të gjithë qytetarët? Prof. Khayat pyeste veten.

Sipas tij, heqja dorë nga pirja e duhanit është dhe mbetet opsioni më i mirë, por fatkeqësisht shumë duhanpirës vazhdojnë të pinë duhan. Ndryshimi i stilit të jetës mund të jetë kujdesi më i mirë në teori, por ka një normë të lartë dështimi. Reduktimi i dëmit pranon vlerat e pacientit si forcë jo një dobësi, pranon lirinë e njerëzve për të zgjedhur sjellje jo të shëndetshme, por zvogëlon dëmin e tyre përmes inovacionit.

Pacientët meritojnë kujdesin më të mirë në dispozicion dhe mjekët duhet të përqendrohen në sigurimin e kujdesit më të mirë për pacientët e tyre aktual dhe ata të ardhshëm.

Si mjekë, e kemi këtë detyrë ndaj pacientëve tanë, është pjesë e profesionit tonë, përfundoi profesor Khayat./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
Rajoni

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

11 Korrik, 2025 8:43 am
Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
Aktualitet

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

11 Korrik, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 11 korrik 2025

11 Korrik, 2025 8:15 am
“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë
-U tha në Opinion

“Mund të humbësh, por duhet të lufosh…” Salianji: PD nuk ka bërë gjithçka mirë

10 Korrik, 2025 10:35 pm
Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorëve, Bashkia Vlorë hap thirrjen për 12 pozicione drejtuese

10 Korrik, 2025 10:01 pm
Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…
-U tha në Opinion

Si e pritën të burgosurit? Salianji: Pritja ka qenë e…

10 Korrik, 2025 9:30 pm
Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion
-U tha në Opinion

Nga deputet në qelinë e burgut, Ervin Salianji rrëfehet në Opinion

10 Korrik, 2025 9:25 pm
I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth
-U tha në Opinion

I ndërtuan me fjalën e Ramës? Gazetarja tregon në Opinion çfarë po ndodh në Theth

10 Korrik, 2025 9:20 pm
Para
Dy shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel për Kimi

Dy shkencëtare fitojnë Çmimin Nobel për Kimi

Shtyhet seanca gjyqësore për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon

Shtyhet seanca gjyqësore për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon

Kodi Zgjedhor/ Meta zbut tonet: Ka ende kohë për reflektim

Kodi Zgjedhor/ Meta zbut tonet: Ka ende kohë për reflektim
















TE FUNDIT

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 11 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
11 Korrik, 2025

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com