Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në veri.
Sipas njoftimit të Policisë, ata janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Në fshatin Bare, tashmë ka arritur edhe KFOR, siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë.