Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Veri të Kosovës

2023/06/09 at 12:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KFOR-i: Grupet kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme në Veri të Kosovës

Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, koloneli Andrea Gallieni, ka thënë se disa grupe kriminale kanë qenë mbrapa protestave të dhunshme, që janë zhvilluar në Zveçan. Gallieni ka thënë se grupet e dhunshme janë organizuar për të sulmuar, dhe se i takon Policisë së Kosovës që t’i identifikojë ato.

Në një konferencë për media, Gallieni, i ka komentuar ngjarjet që kanë ndodhur në veri të Kosovës, prej 29 majit.

“KFOR-i ishte aty për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestës dhe më 29 maj u shfaq një protestë e madhe. Ushtarët e KFOR-it u përfshinë në një protestë të dhunshme. Gjatë protestës, shumë ushtarë të KFOR-it u plagosën nga gurët, mjetet shpërthyese të improvizuara dhe armët. Ishte e qartë se ku njerëzit përpiqeshin të manifestoheshin dhe të protestonin në mënyrë paqësore, por ishte gjithashtu e qartë se pas tyre fshiheshin disa grupe kriminale që tentonin të sulmonin trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.

Më tej Gallieni ka thënë se të dyja palët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Njëra palë, për marrjen e vendimeve, pa e marrë parasysh shkallën e sigurisë, dhe pala tjetër të reagojë për veprimet e dhunshme që janë parë në mesin e protestuesve”.

Gjithashtu, Gallieni ka vlerësuar se situata në veri është duke u qetësuar, në aspektin e sigurisë.

“Kur këto ngjarje kanë nisur, do të thotë disa ditë para 29 majit, nuk mund të them se ka pasur koordinim, sepse ka qenë veprim i njëanshëm, i marrë prej institucioneve të Kosovës, për t’i dërguar kryetarët nëpër komuna, përmes përdorimit të forcës. Mirëpo, më vonë, ne jemi organizuar që të angazhohemi paraprakisht nëpër këto komuna, dhe më 29 maj kemi qenë atje, si dhe kemi ndërhyrë mes palëve”.

Zyrtari i KFOR-it, po ashtu është shprehur se prej 5 qershorit, mbi 500 pjesëtarë të NATO-s kanë shkuar në Kosovë, për të përforcuar misionin. Ai ka thënë se përforcimet do të jenë në Kosovë “aq sa të ketë nevojë”.

Protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it, dhe të plagosur ka pasur prej të dyja anëve./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Para
Berisha:Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal, ka zhvillime dramatike

Berisha:Do kërkojmë sërish hetim parlamentar për aferën McGonigal, ka zhvillime dramatike

Kurti takim me ambasadorin e MB: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme

Kurti takim me ambasadorin e MB: Vendosja e ligjit në veri është e domosdoshme

Berisha: Analizën për farsën zgjedhore e kemi detyrim, më pas protestat e fuqishme

Berisha: Analizën për farsën zgjedhore e kemi detyrim, më pas protestat e fuqishme

TE FUNDIT

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
23 Dhjetor, 2025

37 persona janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar...

Lexo më shumë

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
23 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur disa draft-dokumente kyçe që synojnë një...

Lexo më shumë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
23 Dhjetor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com