Kevin Cungu është autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet në rrugën “5 Maji”. Pas një konflikti të castit, ai ka qëlluar me pistoletë në këmbë shokun e tij Rexhep Xhekja, me të cilin kanë qenë duke pirë kafe në të njëjtën tavolinë. Të dy janë aktualisht në kërkim.
Kevin Cungu është vëllai i Markeljan Cungu, një tjetër emër i kërkuar nga policia për grabitje. Markeljan Cungu raportohet të jetë autori i më shumë se 500 grabitjeve, ndërsa më 19 janar të këtij viti, bashkë me Fatjon Mërtënikajn hynë për të grabitur banesën e Petrit Lazes tek rruga ”Njazi Meka”. Pasi u pikasën plagosën pronarin e shtëpisë bashkë me gruan e tij, Afërdita Laze./Opinion.al