Kryesore

“Këtu ishte tmerr”, Ramën e ftojnë për kafe në Kamëz, s’i shpëton detaji i emrit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 13/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamëz ku ka inspektuar nga afër përfundimin e punimeve për “rilindjen pas tërmetit e një blloku të madh banimi”.

Gjatë inspektimit, Rama u ftua nga një banor i qytetit për të pirë një kafe në ambientet e lokalit të tij dhe kryeministri ka pranuar.

Teksa po futej brenda lokalit, Ramës s’i ka shpëtuar detaji i emrit të barit, për të cilën nuk ngurroi të bënte një batutë.

Rama: Paska dalë bukur?

Qytetari: Shumë bukur, faleminderit prej ju…

Rama: Ishte tmerr…

Qyetari: Nga një skëterrë që ka qene e ke bërë qytet… Unë do të dëshiroja të vinit për një kafe.

Rama: Triumph lunge ia paske vendosur…

Kryeministri ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, i cili e përditësoi Ramën me punimet që ishin bërë.

Suli: Pas investimit u bë dhe lokali, sepse tani ke njerëz familjarë, deri në 11 të darkës. Ka marrë jetë biznesi dhe e gjithë zona. Për kopshtet dhe shkollat jemi top listë në Shqipëri.

Rama: Sa kanë shkuar?

Suli: 29, të reja.

Rama: 29 kopshte dhe shkolla në Kamëz. E sa kemi për të përfunduar?

Suli: Kemi edhe 5, do të jenë të gjitha me cilësi./Opinion.al

Pas