Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto janë simbolet e ëndrrave që nuk duhet ti neglizhoni kurrë

2017/10/17 at 3:51 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Këto janë simbolet e ëndrrave që nuk duhet ti neglizhoni kurrë

Nëse i shihni këto ëndrra, duhet t’i bëni patjetër këto pyetje vetes


  1. FLUTURIMI

Ëndrrat e fluturimit shpesh tregojnë nevojën për të arritur ambicien. Ku po shkon? Si po shkon atje? A keni probleme të rrugëtimit në jetë? Ëndrrat e fluturimit kanë prirjen të na lënë të rikarikuar kur zgjohemi. Ekziston një ndjesi çlirimi dhe fuqie për të arritur diçka në rrugën tonë.

  1. UJËVARA

Kur ne ëndërrojmë për ujin, zakonisht kjo përcjell gjendjen emocionale të mendjes. Uji simbolizon pastrimin dhe pastërtinë. Endrra me ujëvara është një shenjë e madhe paralajmëruese. Ajo tregon fillime të reja, kur e vjetra shuhet.

Nëse shihni ujëvara në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: A është ujëvara e vogël apo e madhe? Si i perceptoni pengesat tuaja? A është ujëvara në një xhungël të errët, apo në një plazh të bukur?

  1. DHEMBET

Ëndrrat me dhëmbë janë shumë të zakonshme. Jo të gjitha ëndrrat me dhëmbë simbolizojnë plakjen. Heqja e dhëmbëve simbolizon diçka që duhet të dalë, ndërsa dhëmbët e kalbur simbolizojnë mbajtjen e frikës dhe ankthit brenda jush. Endrrat me dhëmbë që bien janë më tipiket. Zakonisht ato burojnë nga situata të reja që shkaktojnë stres: një punë e re, frikë nga humbja, mungesa e fuqisë në një marrëdhënie ose gënjeshtra që mbahen të fshehura.

Nëse shihni dhëmbët në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Si ndiheni për dhëmbët tuaj? Ne i përdorim dhëmbët për të ushqyer trupin. Si po i ushqejmë jetët tona?

  1. VDEKJA

Ëndërrimi me vdekjen është më i zakonshëm se sa pranojnë shumica e njerëzve. Sado e keqe që ndihet, ëndrra e vdekjes zakonisht simbolizon fundin e diçkaje. Vdekja është ndërprerja e pjesëve të egos. Eshtë vdekja e ankthit dhe zemërimit. Vdekja e një situate. Eshtë vdekja e një ideje që lejon lindjen e një tjetre. Ëndërrimi i vdekjes mund të jetë një aspekt psikologjik i ndryshimeve të jashtëzakonshme me emocionet.

Nëse shihni vdekjen në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Jeni ju ai/ajo që vdiq? Ishte një i dashur? Këto ëndrra gjithashtu mund të jenë udhëzime nga një i dashur i ikur nga kjo botë, që përpiqet t’ju ofrojë rehati apo ngushëllim.

  1. SHTATZENIA

Ëndërrimi i shtatzënisë simbolizon një rritje dhe zhvillim të madh. Mund të jetë vrull për projektet dhe dëshirat e ardhshme.

Nëse e imagjinoni shtatzëninë në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Çfarë po përpiqeni të krijoni? Çfarë transformimi po hasni në jetën tuaj? A jeni shtatzënë? Ëndrrat me shtatzëni mund të sjellin ide të frytshme për një punë ose marrëdhënie.

  1. SHTËPITE

Ëndrrat me shtëpi simbolizojnë vetveten dhe aspektet e ndryshme të personalitetit. Në varësi të llojit të shtëpisë apo dhomave të ndryshme, interpretimi mund të thellohet. Shtëpitë kanë të bëjnë me sigurinë dhe rehatinë. Një papafingo simbolizon kujtimet e fshehura, ndërsa një bodrum mund të nënkuptojë intuitën dhe të pavetëdijshmen.

Nëse shihni shtëpi në ëndrrat tuaja, pyesni veten: Si po kujdeseni për trupin tuaj? Si e perceptoni veten tuaj në botë?

  1. PARATE

Ëndrrat e parave mund të na lejojnë të zgjohemi me mirënjohje. Ëndërrimi i parave është rreth fatit dhe si e perceptojmë vlerën tonë. Fitimi i llotarisë simbolizon një ndryshim në stilin e jetës, ndërsa ëndrra e dhënies së parave është një frikë nga humbja. Ëndrrat e parasë i përkasin thelbit të emocioneve tona drejt bollëkut dhe prosperitetit. Stabiliteti financiar ose humbjet shpesh janë faktorë stresi në jetën tonë.

Nëse shihni para në ëndrrat tuaja, pyesni veten: A e keni humbur punën tuaj? A jeni në borxhe? Çfarë do të bënit nëse do të fitonit llotarinë? Marrëdhënia me financat është ajo që rrallë e lë mendjen tuaj kur jeni zgjuar. Paraja simbolizon rrjedhën e jetës.

  1. TRADHETIA

Ëndërrimi i tradhëtisë bashkëshortore nënkupton dëshirat seksuale dhe nevojat që janë të shtypura ose që duhet të shprehen. Këto lloj ëndrrash gjithashtu bartin braktisjen dhe frikën, çështjet e vetëvlerësimit dhe pranimin e pavetëdijshëm të një marrëdhënie problematike.

Nëse shfaqet tradhëtia në ëndrrat tuaja, pyesni veten: A keni frikë të humbni një të dashur? A jeni të pakënaqur në marrëdhënien tuaj? Si ndiheni për trupin dhe dëshirat tuaja?

  1. ZJARRI

Ëndrrat e zjarrit mund të kenë disa kuptime në varësi të kontekstit të ëndrrës. Të shohësh zjarrin në distancë simbolizon dëshirën dhe transformimin, ndërsa të luash me zjarrin, mund të jetë një paralajmërim për aktivitetet e rrezikshme. Nëse ëndërroni të filloni një zjarr, kjo simbolizon zemërimin që po shtypet.

Pyesni veten: A i shmangni situatat e rrezikshme? A e kaloni ditën duke “shuar zjarre”?

  1. LAKURIQ

Ëndrrat zhveshur janë shumë të zakonshme. Ato lidhen me frikën tonë për t’u ekspozuar. Nëse ëndrra është për dikë tjetër të zhveshur, kjo nënkupton “të vërtetën e zhveshur” të një situate ose parathotë një çështje të paligjshme. Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë humbjen e respektit. Lakuriqësia ka të bëjë me pranimin e të metave dhe papërsosmëritë.

Nëse jeni të zhveshur në një ëndërr, pyesni veten: A keni frikë të shihni se kush jeni? A po e ekspozoni veten?

Ëndrrat përfaqësojnë episodet e jetës sonë që mund të analizohen në miliona mënyra dhe ëndërruesi është i vetmi që mund të kuptojë gjendjen e vërtetë emocionale të ëndrrës. Këto janë vetëm disa sugjerime në botën e vizioneve të natës; mendja, trupi dhe shpirti janë të ndërthurura dhe mënyra si e perceptojmë veten, luan pa pushim gjatë gjumit tonë.

Mendja do të përpiqet me dëshpërim të diktojë, nëpërmjet vizioneve të shkurtra, se si ndiqen emocionet tona. Ankthi ose gëzimi mund të ndryshojë mënyrën se si flemë. / Bota.al



Ju sugjerojmë

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Para
opinion lajm i fundit

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas kalimtarin

Video/ Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Lajm i Fundit/ Kryemadhi: Sot dita e së vertetës. Thirrje Llallës të hetojë Tahirin

Berisha: Ja si i vodhi Saimir Tahiri regjistrat elektronik të votuesve

Flet Tahiri per akuzat e droges: Pallavra të një krimineli
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com