Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto janë rregullat e grindjes së përsosur në çift

2018/06/30 at 12:15 AM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto janë sjelljet që nuk duhet të toleroni aspak në lidhje

I've Had Enough

Si ta kthejmë konfrontimin potencialisht vdekjeprurës në një konfrontim konstruktiv (dhe përfundimisht të provojmë se kemi të drejtë)


Grindjet janë kripa e jetës në çift. Në fund të fundit, është shumë më mirë të ballafaqohemi, edhe të përplasemi, në vend që të kalojmë ditët midis grindjeve dhe heshtjeve të mbushura me pakënaqësi dhe impulse. Por, ne duhet të mësojmë të flasim në mënyrë bindëse, ose të motivojmë besimet tona, pa u ndikuar shumë nga emocionet dhe të mësojmë të tërheqim ujin në mullinjtë tonë, pa e fyer njëri-tjetrin. E gjithë kjo, sigurisht, nuk do të thotë të heqësh dorë nga e drejta.

Të shkosh tek objektivi – Le të mos harrojmë faktin se qëllimi i diskutimit është të tregojë të vërtetën e një teze, ose korrektësinë e një pozicioni apo sjelljeje. Le të përqendrohemi në temë, pa humbur dhe nëse është e mundur, pa sjelljen e sistemeve maksimale. Ne po diskutojmë kushtet, në të cilat e kemi gjetur dhomën e ndenjes kur kemi ardhur nga puna, ndërkohë që ai shikonte ndeshjen në TV, jo mbi mënyrën se si partneri ynë është edukuar nga familja e tij. Duhet të shmangim gjithashtu të kritikojmë karakterin dhe personalitetin e partnerit: nuk jemi duke vënë në diskutim personin, por sjelljen.

Pikëpamjet – Le t’i shqyrtojmë gjërat nga këndvështrime të ndryshme dhe të marrim parasysh pikëpamjet e tij, si dhe tonat. Nuk bëhet fjalë për të kërkuar justifikime për një sjellje që na ka acaruar ose lënduar, as të zvogëlojmë ndjenjat tona, por të identifikojmë (dhe ndoshta të diskutojmë), pse ai u soll kështu. Përtej paraqitjeve, mund të ketë një arsye, nëse nuk është e vlefshme, të paktën e kuptueshme: në atë moment, mbi këtë duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë. Siç ka shkruar eksperti i komunikimit, Jay Sullivan në librin e tij “Simply Said: Communicating Better at Ëork and Beyond”, të bësh pyetje është mënyra më e mirë për të dalë sa më mirë nga një diskutim sepse na lejon të njohim me të vërtetë homologun tonë përtej perceptimit instinktiv dhe sipërfaqësor që kemi në atë moment.

Vetëm e tashmja – Një gabim tjetër që duhet shmangur është rikthimi me radhë i të gjitha arsyeve të mundshme për mosmarrëveshje që mund të kemi pasur në të kaluarën. Është e panevojshme të raportohet, për një kuzhinë të parregulluar, si dhe për mosmarrëveshjet e gjashtë muajve të fundit. Le të ndalemi tek e tashmja: në fund të fundit, çfarë na intereson me të vërtetë në këtë moment? Por, bëjeni në mënyrë që kur ai të karikohet pas darkës, pjatat të përfundojnë në pjatalarëse dhe ushqimi në frigorifer (dhe jo anasjelltas).

Kërkojmë atë që duam – Është e padobishme të presësh që të “vijë vetë”: Në qoftë se ne duam diçka, më mirë t’ia kërkojmë atij drejtpërdrejt, në mënyrë të sjellshme dhe të thjeshtë, pa marrë asgjë në këmbim. Përndryshe, ne mund të presim për shekuj dhe ta gjejmë veten të dëshpëruar dhe të irrituar: jo të gjithë arrijnë të lexojnë mendimet e të tjerëve, madje as partneri ynë.

Çfarë ishte? Ndoshta mund të na shpëtojë, por ne luftojmë për të gjetur një zgjidhje për një gjendje mosmarrëveshjeje, jo për hir të tij. Nëse çdo divergjencë kthehet në një provë të forcës dhe një beteje vetëm për hir të fjalës së fundit, një shqyrtim i mirë i ndërgjegjes nga ana e të dyve është rreptësishtë i nevojshëm. Diskutimet e këtij lloji, në fakt, nuk çojnë në ndonjë rezultat dhe nuk hapin ndonjë derë për mirëkuptim të ndërsjellë.

Kujdes me gjuhën – Të qenurit në mosmarrëveshje, nuk do të thotë që të dyja palët të kapërcejnë kufijtë e sjelljeve të mira dhe sjelljes civile. Ne i kushtojmë vëmendje të madhe mënyrës sonë të të folurit dhe gjuhës së trupit: një gjest ose një shprehje mund të dëmtojë dhe ofendojë më shumë se një mijë fjalë. Le të mos e lejojmë kurrë fyerjen, ose më keq akoma dhunën. Nëse kjo ndodh, le të largohemi menjëherë: të largohemi nga dhoma dhe, nëse është e nevojshme, nga shtëpia.

Pak ironi – Një grindje që po zmadhohet shumë, mund të kalojë me zgjuarsi ose me një moto që mund të ngjallë të qeshura. Por kini kujdes: ironia nuk do të thotë sarkazëm. Nëse qëllimi i shakasë është dyshues, më mirë të përqendrohemi te vetja sesa te partneri.

Dhe në fund, bëjmë paqe – Është akt i vërtetë fitues pas një grindjeje: përtej asaj se si përfundoi diskutimi, le t’i kërkojmë ndjesë njëri-tjetrit dhe ta kthejmë faqen.



Ju sugjerojmë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Para
4 shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikë kur janë në kulmin e nervave

Inati yt! Sipas shenjës së horoskopit

Mesi del në dritare, Ronaldo i shkel syrin!

Mesi del në dritare, Ronaldo i shkel syrin!

Erëzat që përshpejtojnë ardhjen në formë

Erëzat që përshpejtojnë ardhjen në formë
















TE FUNDIT

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!

Votat e ardhura nga Greqia, Balla: Humbësit po pengojnë procesin!
15 Maj, 2025

Edhe një herë, , përfaqësuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla i bëri thirrje kreut të KQZ-së që të lexohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com