Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto janë procedurat e reja për të marrë një leje ndërtimi

2018/12/02 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Këto janë procedurat e reja për të marrë një leje ndërtimi

Si merren lejet e ndërtimit? Si funksionon aplikimi online? Çfarë dokumentacioni paraqitet dhe çfarë procedurash ndiqen? Çfarë është nënshkrimi elektronik dhe si mund të aplikohet për të? Këto janë disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me mënyrën e re për pajisjen me leje ndërtimi. Në përputhje me aplikimin e teknologjisë së informacionit, tashmë një leje ndërtimi merret nëpërmjet aplikimit në portalin qeveritar “E-government Albania”.


Sa më poshtë, vijojnë të gjitha hapat që duhen ndërmarrë për të përfituar lejen në këtë mënyrë.
Si duhet të veproj për aplikimin online të lejes së ndërtimit?

Duhet të regjistroheni në portalin e-Albania sipas udhëzimeve të dhëna në këtë portal për kryerjen e regjistrimit. Pas regjistrimit duhet të hyni me kredencialet tuaja në shërbimin e-lejet e ndërtimit (linku: https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=6093) dhe të klikoni butonin “Aplikim i ri”. Në vijim, duhet të plotësoni me informacion fushat përkatëse dhe të ngarkoni në fund të aplikimit dokumentacionin e kërkuar. Në rast se nuk keni në dispozicion gjithë informacionin apo dokumentacionin e kërkuar, Ju mund ta ruani aplikimin dhe të vijoni me plotësimin dhe dërgimin e aplikimit në një moment të dytë, sapo të jeni gati.
Sistemi më kërkon të ngarkoj kopjen e dokumentit të pronësisë, të cilën nuk e kam. A mund të vijoj me aplikimin?

Kopja e dokumentit të pronësisë është e detyrueshme për t’u ngarkuar në sistem në mënyrë që të vijoni me aplikimin. Nuk kërkohet që certifikata e pronësisë të jetë e azhornuar, pasi në çdo rast Bashkia do të marrë konfirmimin e statusit të pronës nga zyra përgjegjëse e pasurive të paluajtshme. Në rast se nuk e keni certifikatën e pasurisë në momentin e aplikimit, mund të ruani aplikimin dhe të riktheheni përsëri për ta plotësuar kur të keni të gjithë dokumentacionin në dispozicion.
Çfarë dokumentacioni duhet për të aplikuar për leje ndërtimi për banesë 2 kate, ose për shtesë kati?

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për aplikimet për leje mund të konsultohet nga qytetarët në sistemin online e-leje në portalin e-Albania (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=6093).

Ku mund ta gjej mandat pagesën që më kërkohet të ngarkoj tek dokumentacioni plotësues?

Nëse bashkia përgjegjëse aplikon tarifa për shqyrtimin e aplikimit tuaj, vetë bashkia do t’ju njoftojë përmes sistemit lidhur me vlerën e tarifës dhe llogarinë bankare ku ju do të kryeni pagesën. Nga momenti i njoftimit, ju duhet ta ngarkoni në sistem vërtetimin e pagesës brenda afatit kohor prej 15 ditësh. Në rast se ju nuk e dërgoni dokumentin e mandat pagesës brenda afatit ligjor të specifikuar, atëherë aplikimi juaj do të refuzohet dhe ju do të mund të aplikoni përsëri nga e para.

Ku mund të gjej informacion mbi vlerën e taksave dhe tarifave që duhet të paguaj për t’u pajisur me leje ndërtimi?

Nëpërmjet sistemit online, bashkia do t’ju informojë nëse duhet të paguani tarifa/taksa për marrjen e lejes si dhe vlerën e tyre. Në rast se Ju duhet një informacion paraprak, para fillimi të aplikimit për leje, atëherë mund t’i drejtoheni bashkisë përkatëse apo zyrave të projektimit që ofrojnë shërbime konsulence në fushën e ndërtimit.

A duhet të aplikoj për verifikim GIS Kadastër në bashkinë Tiranë?

Jo, nuk duhet të aplikoni. Ky verifikim do të bëhet nga vetë bashkia përmes sistemit online. I vetmi dokumentacion që ju do të dorëzoni për aplikimet për leje ndodhet në sistemin online.
Si mund të pajisem me nënshkrimin elektronik?

Në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, si vijon, janë sqaruar hapat që duhet të kryejnë përdoruesit dhe specifikat teknike të pasjisjes usbToken që duhet të blejnë përdoruesit për t’u pajisur me nënshkrimin elektronik.http://akshi.gov.al/pki/nenshk…

Çfarë formati duhet të ketë projekti i ndërtimit?

Projektet e ndërtimit duhet të nënshkruhen elektronikisht nga projektuesit përkatës të pajisur me licensë profesionale. Në rast firme projektimi, projekti duhet të nënshkruhet elektronikisht edhe nga përfaqësuesi ligjor i firmës përkatëse. Projektet e ndërtimit ngarkohen në sistem në formatin .PDF të nënshkruar elektronikisht si më sipër. Projekti arkitektonik ngarkohet në format .PDF dhe në format. DWF, që lejon matjen e dimensioneve dhe sipërfaqeve të vizatimeve nga ana e bashkisë.

Çfarë kapaciteti maksimal duhet të kenë dokumentet që ngarkohen në sistemin e-lejet e ndërtimit?

Çdo dokument që ngarkohet në sistemin e lejeve të ndërtimit duhet të ketë kapacitet maksimal deri 20 megabyte, në mënyrë që të ngarkohet në sistem. Nëse ky kapacitet tejkalohet nga dokumenti, atëherë duhet domosdoshmërish që dokumenti të ndahet në disa dokumente me kapacitet deri në 20 mb dhe të ngarkohen një nga një në sistem, pra nëse dokuemnti. Projekti.pdf ka kapacitet 35 mb, duhet të ndahet në dy dokuementa: Projekti pjesa I.pdf (me kapacitet 19 mb) dhe Projekti_PjesaII.pdf (me kapacitet 16 mb) dhe të ngarkohen njëri pas tjetrit në sistem./shqiptarja.com/

 

Etiketa: leje ndertimiprocedurat e reja


Ju sugjerojmë

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
Aktualitet

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

10 Korrik, 2025 6:56 pm
Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
Aktualitet

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

10 Korrik, 2025 6:23 pm
Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë, zbulohet arsyeja

10 Korrik, 2025 5:47 pm
Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
Kryesore

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

10 Korrik, 2025 5:22 pm
Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari
Aktualitet

Shijak/ I vuri zjarrin parcelës me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet 50-vjeçari

10 Korrik, 2025 4:44 pm
VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë
Aktualitet

VIDEO/ Zjarri përfshin banesën në Tiranë

10 Korrik, 2025 4:24 pm
Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash
Aktualitet

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

10 Korrik, 2025 4:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Sherr mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal, arrestohen dy persona…

10 Korrik, 2025 3:53 pm
Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!
Aktualitet

Qeveria mirëpret raportin e PE-së: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE-së!

10 Korrik, 2025 3:38 pm
Para
Presidenti Meta apel të fortë në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë

Presidenti Meta apel të fortë në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë

Lëvizjet e Tahirit/ Mali i Zi i kthen përgjigje Krimeve të Rënda

Lëvizjet e Tahirit/ Mali i Zi i kthen përgjigje Krimeve të Rënda

Trump shpall 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare për Xhorxh H.W.Bush

Trump shpall 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare për Xhorxh H.W.Bush
















TE FUNDIT

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
10 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës...

Lexo më shumë

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele

Zjarr në Zvërnec, rrezikohen të digjen dy hotele
10 Korrik, 2025

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka...

Lexo më shumë

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë
10 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni...

Lexo më shumë

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës

Pas thirrjes së Ramës, Manja dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës
10 Korrik, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com