Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto janë mënyrat si (nuk) transmetohet një SST

2018/04/27 at 12:00 AM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
Këto janë mënyrat si (nuk) transmetohet një SST

E keni menduar ndonjëherë që sëmundjet seksualisht të transmetueshme nuk transmetohen ashtu siç mendoni ju? A e keni menduar ndonjëherë gjithashtu se, aktiviteti që po kryeni mund të duket i sigurtë por ajo është një formë trasmetimi?


Fatmirësisht ka shumë studime dhe raporte nga organizata të ndryshme shëndetsore që japin përgjigje dhe sqarojnë çfarë është e sigurtë dhe çfarë jo. Më poshtë do të lexoni disa informacione që ju ndihmojnë të ulni rrezikun si për SST, ashtu edhe për të mbeturit shtatzënë.

Aktivitete aspak të rrezikshme ose rrezikshmëri e ulët

Puthja: nuk ka rrezik për SST dhe as shtatzëni.

Prekja: rrezikshmëri e ulët (për lëkurë të çarë ose dëmtuar) për SST nëse prekesh me partnerin pa shkëmbyer lëngje ose kontakte direkt në lëkurë të organeve gjenitale. Asnjë rrezik për shtatzëni.

Lodrat e seksit: rrezikshmëri e ulët (nëse lodrat janë përdorur më parë pa barriera dhe nuk janë higjienizuar, ka rrezik për infeksion urinar, bakterie vaginale dhe klamidia). Nuk ka rrezik për shtatzëni.

Seks manual: stimulimi i organeve të partnerit duke përdorur gishtat ose duart, ka nivel të ulët të rrezikut për SST. Infeksionet e mundshme janë HPV, lythat gjenital, klamidia, herpes gjenital dhe sifiliz. Nuk ka rrezik për shtatzëni.

Seks i thatë: fërkimi i organeve gjenitale të mbuluara dhe pa shkëmbyer lëngje trupore ka rrezik të ulët SST. Infeksionet e mundshme janë morrat pubike dhe trikomonias. Rreziku për shtatzëni është i ulët (nëse vetëm njëri nga partnerët ka të brendshme veshur).

Aktivitete me rrezikshmëri e moderuar

Cunnilingus: seksi oral i performuar të femrat paraqet rrezik të moderuar për SST. Infeksionet e mundshme që mund të transmetohen janë kankroidi, klamidia, cytomegalovirus, gonorrhea, hepatitis A dhe B, HPV, HSV, sifilizi, HIV (rrallë). S’ka rrezik për shtatzëni.

Fellatio: seksi oral i performuar te meshkuj paraqet nivel të lartë të rrezikshmërisë për SST. Infeksionet e mundshme janë kankroidi, klamidia, cytomegalovirus, gonorrhea, Hepatiti A dhe B, HSV, HPV, sifiliz, HIV (rrallë). S’ka rrezik për shtatzëni.

Fërkimi i organeve gjenitale të pambuluara: ka nivel të moderuar ose të lartë të rrezikshmërisë. Rreziku rritet me prezencën e lëngjeve trupore.  Infeksinet e mundshme janë kankroid, klamidia, cytomegalovirus, gonorrhea, HBV, HCV, HSV, HIV, HPV, NGU, PID, morra gjenital, sifiliz, trikomonias. Rreziku për shtatzëni është i mesëm.

Aktivitete me rrezikshmëri të lartë

Shkëmbim lëngjesh vaginale dhe sperme: shijimi, gëlltitja apo kontakti oral ose gjenital me lëngjet paraqet rrezikshmëri të lartë. Infeksionet e mundshme janë kankroid, klamidia, cytomegalovirus, gonorrhea, HIV, HPB, Hepatit A, B dhe C, NGU, HSV. Nuk ka rrezik shtatzënie nëse kontakti është oral. Ka rrezik të lartë nëse kontakti është gjenital.

Analingus: seks oral i performuar në anus ose rektum me buzë apo gjuhë paraqet rrezikshmëri të lartë për SST. Infeksionet e mundshme janë të gjitha të lartpërmendurat si dhe lythat gjenital, HAV, HCV dhe infeksionet nga bakteret e rektumit.

Seks anal: rreziku për SST është i lartë.  Infeksionet e mundshme janë janë kankroid, klamidia, cytomegalovirus, gonorrhea, HIV, HPB, Hepatit A, B dhe C, NGU, HSV, morra pubik, dhe sifiliz. Nuk ka rrezik shtatzënie.

Seksi vaginal: rrezikshmëria është e lartë. Sëmundjet e ndryshme që mund të transmetohen jaë të gjitha të lartpërmendurat si dhe CMV, PID, dhe trikomonia. Niveli i rrezikshmërisë për shtatzëni është gjithashtu i lartë.

Çfarë e shton rrezikun?

Kontakti direkt me gjak apo menstruacione, kontakti i gjatë seksual, lubrifikanti i pamjaftueshëm, acarimi i gjentitaleve dhe kur këto të fundit janë të sapodepiluara./Përgatiti: Elena Lika/Opinion.al

 

Etiketa: rreziqetSST


Ju sugjerojmë

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste
-Shëndeti

Recetat tradicionale të pashkëve, ja çfarë gatuhet më së shumti në këto ditë feste

20 Prill, 2025 4:57 pm
A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?
-Shëndeti

A janë të sigurta për diabetikët pijet me kafeinë?

13 Prill, 2025 9:11 am
Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen
-Shëndeti

Studimi: Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

11 Prill, 2025 11:28 am
Ushqimet e darkës që ju fryjnë stomakun pa e ditur
-Shëndeti

Ushqimet e darkës që ju fryjnë stomakun pa e ditur

30 Mars, 2025 9:09 pm
Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës
-Shëndeti

Aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

10 Mars, 2025 8:35 am
Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut
-Shëndeti

Studimi: Depresioni kalon përmes stomakut

5 Mars, 2025 9:42 am
Para
Të gjitha gjërat që duhet të dinë nënat e reja për higjienën intime pas lindjes

Të gjitha gjërat që duhet të dinë nënat e reja për higjienën intime pas lindjes

Vera e kuqe është e dëmshme për shëndetin! Ekspertët hedhin poshtë atë që kemi besuar për vite me rradhë

Vera e kuqe është e dëmshme për shëndetin! Ekspertët hedhin poshtë atë që kemi besuar për vite me rradhë

Është sezoni i Demave! Ja si t’i dalloni vetëm nëpërmjet shprehjeve

Është sezoni i Demave! Ja si t’i dalloni vetëm nëpërmjet shprehjeve
















TE FUNDIT

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
14 Maj, 2025

Edhe pse numërimi i votave për subjektet politike nga votuesit brenda vendit është mbyllur, vijon të numërohen akoma votat e...

Lexo më shumë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
14 Maj, 2025

E ndërsa në qarkun e Fierit po vijon numërimi i votave preferenciale pas korrjes së fitores së Partisë Socialiste, janë...

Lexo më shumë

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
14 Maj, 2025

Socialisti, Erion Braçe ka bërë thirrje për kujdes dhe transparencë maksimale në procesin e numërimit të votave në Tiranë, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com