Të qenit single në këtë jetë, është totalisht relative. Ka njerëz të cilët nuk e perceptojnë dot, siç ka edhe nga ata të cilët janë të lumtur vetëm kur janë single. E dini që në këtë pjesë mund të ndikojë edhe shenja e horoskopit? Zbuloni se për cilat shenja bëhet fjalë:
Binjakët – Ata janë më të lumtur kur janë vetëm, dhe këtë mund ta kuptojë lehtësisht çdo njeri që i ka afër. Ata nuk i pëlqejnë lidhjet me angazhime. Kërkojnë gjëra kalimtare me të cilat mund të kalojnë mirë. Ata janë lloji i njerëzve që një ditë të duan, ndërsa të nesërmen nuk e dinë se çfarë ndjejnë për ty. Lidhja serioze thjesht i bllokon këta njerëz, duke i bërë të ndihen si të zënë në kurth.
Virgjëresha – Të lindurit në Virgjëreshë, janë njerëz shumë selektiv. Ata ecin me vizione të qarta, dhe kërkojnë gjëra siç i kanë pikturuar në kokën e tyre. Kështu një Virgjëresh do të rrijë single dhe e lumtur deri sa të gjejë diçka që e përmbush atë dhe standardet e vetes.
Shigjetari – Ata nuk e kanë problem të qëndrojnë me njerëz sa për të kaluar kohën. Problemi fillon kur gjërat bëhen serioze dhe kufizuese. Karakteri i tyre aventurier nuk ja lejon të qendrojnë gjatë në një lidhje. Që të bëni një Shqigjetar të përkushtohet, ju duhet shumë punë./Opinion.al