Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këto gjëra duhet t’i kërkoni qeverisë në lidhje me koronavirusin

2020/05/04 at 6:25 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Këto gjëra duhet t’i kërkoni qeverisë në lidhje me koronavirusin

Devi Sridhar – Të dish të kontrollosh përhapjen e koronavirusit nuk është shkencë raketash. Por ta bësh atë, ka qenë e vështirë për shumë qeveri në të gjithë botën.


Kur Kina njoftoi për herë të parë Organizatën Botërore të Shëndetit në lidhje me një koronavirus të ri në 31 Dhjetor, filloi numërimi për vendet që secili të përgatitej. Disa, të tilla si Koreja e Jugut, Tajvani dhe Hong Kongu, të shqetësuar nga përvojat e tyre të fundit me dy koronaviruse të tjerë vdekjeprurës, Mers dhe Sars, reaguan shpejt ndaj kërcënimit që po vinte. Të tjerë, si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, të konsumuara me çështje politike të brendshme, ndejtën dhe pritën, duke parashikuar se ky virus i ri do të ishte i ngjashëm me një epidemi gripi.

Tani jemi gati katër muaj në këtë pandemi dhe disa mësime mund të nxirren nga vendet e Azisë Lindore se si të kontrollohet më mirë ky koronavirus dhe të kemi çdo ditë sa më pak raste të reja të jetë e mundur. Në veçanti, tetë aspekte janë të rëndësishme që të njohin qeveritë teksa zgjedhje të vështira i presin përpara. Ato gjithashtu ofrojnë një udhëzues për atë që publiku duhet të presë dhe të kërkojë nga qeveritë e tyre.

E para është të identifikohet në mënyrë agresive ku është virusi dhe të thyejnë zinxhirët e transmetimit. Kjo kërkon një politikë “testim, testim, izolim” që përfshin testimin në masë të komunitetit, gjurmimin e atyre që kishin qenë në kontakt dhe vendosjen e të gjithë atyre individëve në një karantinë të detyrueshme. Qeveritë dhe bashkitë lokale do të duhet të rekrutojnë dhe trajnojnë ushtarë këmbësorë për ta realizuar këtë. Ndërsa testimi në vetvete nuk është një zgjidhje, është një pjesë thelbësore e një pakete ndërhyrjesh të shëndetit, të nevojshme për të mbajtur të identifikuara grupet e infeksionit dhe t’i ndajë ato. Mbajtja e rasteve të përditshme të ulëta përmes kësaj qasje ul barrën e spitaleve dhe lejon që të vazhdojnë veprimtaritë ekonomike dhe shoqërore.

E dyta është mbrojtja e punonjësve të shëndetit dhe kujdesit shoqëror që janë më të rrezikuar nga virusi dhe që janë të ekspozuar ndaj ngarkesave të larta virale gjatë kryerjes së punëve të tyre. Kjo mbrojtje duhet të përfshijë jo vetëm qasje prioritare në testime, por edhe pajisje të përshtatshme mbrojtëse personale që janë lehtësisht të disponueshme. Vëmendje e madhe është kushtuar për të siguruar që ka ventilatorë mjaftueshëm, shtretër dhe oksigjen dhe shumë më pak për nevojën për staf të mjaftueshëm dhe të aftë të vijës së parë, të cilët nuk mund të ‘prodhohen’ brenda ditëve ose javëve.

E treta është të mbash mbikëqyrje të vazhdueshme të virusit duke përdorur sisteme gjurmimi për të zbuluar nëse pjesë të caktuara të vendit po bëhen epiqendra dhe nëse grupe të ndryshme, siç janë emigrantët që jetojnë në lagje të afërta, janë  me të rrezikuar nga kontraktimi i virusit. Kjo mund të bëhet duke u bazuar në rrjetet ekzistuese të mbikëqyrjes së gripit dhe duke siguruar që të dhënat ndahen në kohë reale. Lidhur me këtë pikë është mësimi i katërt, i cili ka të bëjë me monitorimin e kufijve për rastet e importuara. Ndalimet e udhëtimit drejt vendeve të caktuara kanë një efektivitet të kufizuar, por karantinat 14-ditore për çdo riatdhesim mund të sigurojnë që rastet e reja të zbulohen më shpejt.

E pesta është se komunikimi i qartë dhe i sinqertë me publikun kërkohet për të mbajtur besimin dhe pajtueshmërinë me udhëzimet e nevojshme të politikave. Kjo është një kohë shqetësuese për të gjithë pasi rregullat futen rreth sjelljes së përditshme dhe dezinformatat janë të shumta. Prandaj, mesazhe të qëndrueshme dhe të drejtpërdrejta se pse po ndërmerren politikat dhe transparenca se si qeveritë po marrin vendimet e tyre është thelbësore për të krijuar një fener të informacionit të besueshëm në një det zhurme.

E gjashta është pranimi që çdo strategji e “daljes” nuk është si një buton që do të bëjë që jeta do të kthehet në ditët para-Covid. Një “normale e ri” do të duhet të përshtatet dhe ka të ngjarë të përfshijë distancimin kur është e mundur; kontrollet e mundshme të temperaturës kur njerëzit hyjnë në ndërtesa publike dhe zyra dhe përdorimi i maskave të fytyrës në publik. Qëllimi është të arrihet një aktivitet ekonomik dhe shoqëror, ndërkohë që ekzistojnë procedurat që zvogëlojnë transmetimin e virusit.

Mësimi i shtatë është se bllokimet, nëse ndëmerren herët dhe shpejt, mund të ngadalësojnë përhapjen e virusit, por nuk janë zgjidhje në vetvete. Ato janë një instrument i kushtueshëm dhe i papërpunuar politikash që duhet të përdoren sa më pak të jetë e mundur. Ato lejojnë qeveritë të blejnë kohë dhe të përdorin këtë kohë për të rritur masivisht infrastrukturën e rëndësishme të shëndetit publik.

Mësimi i fundit është se të gjitha më lart janë strategji afatshkurtra ndërsa vendet presin gjetjet kryesore shkencore për të krijuar vendime të informuara mbi politikën dhe për të gjetur “strategjinë përfundimtare të daljes”. Ka boshllëqe të mëdha në ato që dimë në lidhje me këtë virus, përfshirë imunitetin, rrezikun individual të shfaqjes së simptomave të rënda dhe sa kohë do të duhet për të zhvilluar një vaksinë ose terapi efektive. Por hapat e mësipërm mund të sigurojnë që vendet të mbajnë çdo ditë raste të reja të ulëta dhe të shmangin përsëritjen e pandemisë së gripit të vitit 1918, e cila u karakterizua, në fund, nga “mbijetesa e më të fortit”.

Devi Sridhar është kryetarja e katedrës së shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgut



Ju sugjerojmë

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
Sport

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

5 Shkurt, 2026 10:36 pm
Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
-U tha në Opinion

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

5 Shkurt, 2026 10:01 pm
Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
-U tha në Opinion

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

5 Shkurt, 2026 9:32 pm
Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
Kryesore

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

5 Shkurt, 2026 8:47 pm
Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi
Aktualitet

Monopatinat, Ministrja e Brendshme: Ndalimi i qarkullimit mbetet në fuqi

5 Shkurt, 2026 8:45 pm
“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump
Bota

“Stuhia” Epstein mund të rrëzojë një udhëheqës botëror, por nuk është Trump

5 Shkurt, 2026 6:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 314 të burgosur

5 Shkurt, 2026 5:23 pm
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni
Kronikë

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Dhashë deklaratë si person në dijeni

5 Shkurt, 2026 3:45 pm
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit e AKSHI-t

5 Shkurt, 2026 3:35 pm
Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta
Bota

Rusia hedh poshtë akuzat për Epstein: S’kemi kohë për pretendime të pavërteta

5 Shkurt, 2026 2:40 pm
Para
Britania me përmirësime rekord por zyrtarët thonë që nuk mjafton

Britania me përmirësime rekord por zyrtarët thonë që nuk mjafton

SHBA: Ata që kundërshtojnë zgjedhjet të presin Gjykatën Kushtetuese

Shtyrja e përgjigjeve të Lotarisë Amerikane, ambasada nxjerr njoftimin

Origjina e COVID-19, Kina i cilëson “të çmendura” akuzat e Pompeos

Origjina e COVID-19, Kina i cilëson “të çmendura” akuzat e Pompeos
















TE FUNDIT

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”
5 Shkurt, 2026

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e...

Lexo më shumë

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse
5 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein. Rexhaj u shpreh se seksi ka...

Lexo më shumë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë

Gazetarja: Në 4 vite u transportuan mbetje të rrezikshme nga kompani pa certifikatë
5 Shkurt, 2026

Gazetarja Bleona Metushi ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me arrestime e bëra për çështjen e mbetjeve të rrezikshme...

Lexo më shumë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë

Berisha nga Njësia 7: Qeveri teknike, ose përballje me qeverinë
5 Shkurt, 2026

“Ose qeveri teknike, ose përballje”. Është kjo thirrja q ëla lëshuar mbrëmjen e sotme kreu i  Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com